13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi të mos bëhesh ‘viktima’ e radhës e kancerit të gjirit

Si të mos bëhesh ‘viktima’ e radhës e kancerit të gjirit

Çdo vit, rreth 13000 gra nën moshën 40 vjeç diagnostikohen me kancer gjiri, që përbën rreth 40% të të gjitha kancereve të femrave në këtë grupmoshë.

Gjatë gjithë jetës, ekziston rreziku që te gratë të zhvillohet kanceri i gjirit. Pa marrë parasysh se në çfarë moshe jeni, ju duhet të keni parasysh faktorët e rrezikut. Në shumë raste, diagnoza e hershme e kancerit të gjirit është çelësi i mbijetesës.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm te gratë amerikane dhe është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve të kancerit tek gratë.

Kanceri i mushkërive ende vret pothuajse 4 herë më shumë gra çdo vit si kanceri i gjirit. Kanceri i gjirit ndodh rrallë edhe tek meshkujt. Janë rreth 230.000 raste të reja të kancerit të gjirit të diagnostikuara në SHBA çdo vit ndër to rreth 2300 raste të diagnostikuara te burrat.

Gratë e reja mund të kenë një rrezik më të lartë në zhvillimin e kancerit të gjirit. Më poshtë paraqiten faktorët e rrezikut:

• Nga rastet gjenetike të trashëguara për kancerin e gjirit (BRC A1 dhe / ose BRCA2);

• Dy ose më shumë të afërm të shkallës së parë (nëna, motra, vajza) me kancer të gjirit diagnostikuar në moshë të re;

• Rrezatimi i dozës së lartë në gjoks;

• Fillimi i hershëm i periudhave menstruale (para moshës 12-vjeçare);

• Shtatzënia e parë me afat të plotë kur jeni mbi 30 vjeç;

• Probleme me zemrën;

• Konsumi i alkoolit;

• Mbipesha;

• Jetesë e dobët;

• Konsumi i lartë i mishit të kuq dhe dietës së dobët;

• Historia personale e kancerit të endometrit, ose zorrës së trashë.

Kanceri i gjirit është mëse i zakonshëm te gratë, por kjo nuk do të thotë se duhet neglizhuar, përkundrazi, duhen marrë masat e duhura në kohën e duhur.

LEXO EDHE: Mbi 6,500 raste të reja me kancer çdo vit / Ponari: “Jetë Plus” dhe “Sigurimi anti-Tumor”, një mbrojtje e garantuar për qytetarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat