Që prej momentit që Rusia sulmoi për herë të parë Ukrainën në shkurt të 2022, mediat perëndimore kanë deklaruar shpesh që sanksionet ekonomike do të gjynjëzonin Kremlinin.
Në fillim të nëntorit, Wall Street Journal raportoi se sanskionet dhe rënia e çmimit të energjisë po dëmtonin ekonominë ruse dhe se prespektiva parashikon “goditjen” e aftësisë së presidentit Vladimir Putin për të financuar trupat në Ukrainë.
Agjensia “Standard and Poor” i ashtuquajtur Indeksi i Menaxherëve për Blerjen e Shërbimeve Globale të Rusisë, ka nisur në mbledhjen e të dhënave për të argumentuar se sanskionet kanë filluar të dëmtojnë vërtetë Rusinë.
Të dhënat bazohen në shifrat e kompanive ruse që kanë pranuar të bashkëpunojnë me ekspertët.
Ndikimi i mobilizimit
Ndikimi që mobilizimi i fundit i rezervistëve për të luftuar në Ukrainë ka qenë i madh ndaj fuqisë punëtore ruse.
E përditshmja ruse Kommersant ka raportuar se kompanitë ruse kanë humbur mjaft punonjës për shkak të dërgimit të tyre me shërbim ushtarak në Ukrainë apo largimit nga vendi për të shmangur këtë të fundit.
Sipas raportit, një e treta e kompanive ruse janë goditur për shkak të luftës, ndërkohë që vlen për t’u përmendur edhe fakti që gjysma e këtyre kompanive kanë kapacitetin të përshtaten në të tilla rrethana. Nga ana tjetër, kriza e luftës ka prekur edhe ekonomitë perëndimore për shkak të këtyre masave.
Treguesit pozitivë
Situata aktuale ekonomike e Rusisë është ndihmuar nga korrja e grurit. Bujqësia ruse ka prodhuar më shumë se 150 milionë tonë drithë në vitit 2022, mjaftueshëm për të dërguar edhe pa pagesë në Afrikë.
Ashtu si në perëndim, edhe Rusia është përballur me inflacion të lartë, por pensionet, paga minimale dhe pagat në përgjithësi po ecin me hapa më të sigurt se inflacioni. Treguesit ekonomikë bëjnë të qartë se norma e inflacionit rus ka rënë pas niveleve të larta që arriti në periudhën e pranverës. Ka tendenca që tabloja ekonomike e Rusisë të përmirësohet, duke zëvendësuar kompanitë dhe investitorët e huaj me ato rusë.
Bizneset u zëvendësuan shpejt
Ikona e ushqimit të shpejtë botëror McDonalds u tërhoq nga Rusia, por ajo u zëvendësua shpejt nga rrjeti rus i quajtur Vkusno I Tochka. Në thelb produktet e shitura janë të ngjashme me ato të McDonalds, duke zëvendësuar nevojën për këtë kompani me bazë në perëndim.
Gjithashtu mungesa e mikroçipëve vendi në lëvizje autoritetet për të gjetur mundësi plus për ndërtimin e tyre brenda vendit.
Popullsia e Rusisë në tërësi sipas raporteve të ekspertëve ka aftësi të përballojë edhe për pak kohë vështirësitë ekonomike.