14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohen të rinjtë që preken nga kanceri i zorrës së trashë

Shtohen të rinjtë që preken nga kanceri i zorrës së trashë

Kanceri kolorektal shpesh mendohet se prek njerëzit e moshuar, por një në pesë raste të diagnostikuara sot në botë ndodh tek njerëzit më të rinj se 55 vjeç, krahasuar me 1 në 10 raste në vitin 1995, sipas një studimi të fundit të publikuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Nuk ka asnjë shpjegim të qartë për këtë prirje, por një studim i ri i sapopublikuar në revistën “Science” tregon një numër arsyesh të mundshme, duke përfshirë faktorët mjedisorë dhe gjenetikën.

Shkalla e ulët e analizave dhe diagnoza e gabuar tek njerëzit që nuk dyshojnë për kancer ka të ngjarë të luajnë gjithashtu një rol.

Ne po vijmë në një pikë ku nuk duhet ta konsiderojmë kancerin kolorektal një sëmundje vetëm të të moshuarve”, tha Andrew Chan, profesor në Harvard.

Gjetjet zbuluan gjithashtu se “pacientët po e zbulojnë sëmundjen pasi ajo ka avancuar, gjë që është shumë shqetësuese pasi shkalla e mbijetesës është 90 për qind nëse zbulohet herët”, thotë Rebecca Siegel, drejtoreshë në Shoqatën Amerikane të kancerit.

Rritja e shifrave të të prekurve nga kanceri i zorrës së trashë ka bërë që të ndryshojnë rregulloren, që të fillojë ekzaminimi në moshën 45-vjeçare, jo 50.

Gjithsesi Siegel thotë se ato me faktorë rreziku mund të kenë nevojë të fillojnë ekzaminimet më herët, duke shtuar se pothuajse një e treta e pacientëve me kancer kolorektal janë me një historik familjar të sëmundjes.

Derisa të shohim që këto tendenca të fillojnë të ndryshojnë, do të duhet të vazhdojmë të shqyrtojmë se cilat strategji të përshtatshme duhet të marrim për të frenuar këtë rritje”, tha Chan, përcjell National Geographic.

Kanceri i Zorrës së Trashë, e katërta sëmundje më e shpeshtë onkologjike dhe e dyta përsa i përket vdekshmërisë

Kanceri i zorrës së trashë është kancer që përfshin të gjithë zorrën e trashë dhe pjesën e daljes së saj. Faktkeqësisht, përsa i përket Shqipërisë nuk kemi statistika të sakta, por nëse i referohemi statistikave të Amerikës, në ditët e sotme flitet për 150 mijë raste të reja të diagnostifikuara çdo vit dhe fatkeqësisht rreth 50 mijë humbje jete nga kjo lloj sëmundje. Është e katërta sëmundje më e shpeshtë onkologjike që hasim dhe e dyta përsa i përket vdekshmërisë.

Kujtojmë se muaji mars është muaji i sensibilizimit ndaj këtij kanceri.

“SIGURIMI ANTI-TUMOR” NGA SIGAL UNIQA 

Përveç Kancerit të Zorrës së Trashë, në vendin tonë çdo vit në vendin tonë shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore malinje, të cilat shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve duke përbërë kështu shkakun kryesor pas sëmundjeve të zemrës.

Në Shqipëri vlerësohet se rreth 20 mijë persona po vuajnë pasojat Post-COVID të cilët do të jenë një barrë e re për sistemin shëndetësor në vend.

Në botë, sipas të dhënave të OBSH, parashikohet që numri i vdekjeve nga kanceri do të dyfishohet në 20-40 vitet e ardhshme, ndërsa më shumë se 70% të vdekjeve nga kanceri regjistrohen në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare, ku mundësitë për parandalim, diagnostikim të hershëm dhe trajtim janë të limituara.

Të kurosh sëmundje të tilla kërkohen shpenzime të mëdha financiare. Ndaj nuk janë të paktë familjet që futen në borxhe në situata të tilla, marrin kredi bankare apo shesin prona, makina etj.

Për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, pasi solli për herë të parë në Shqipëri siguracionin “Jetë Plus“, SIGAL UNIQA Group Austria solli në tregun shqiptar të sigurimeve një tjetër risi, “Sigurimi anti-Tumor”.

SIGAL UNIQA Group Austria, në bashkëpunim me Swiss Re, një nga kompanitë më të mëdha në botën e sigurimeve, ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli këtë fillimviti një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorin beninj në kokë.

Ky produkt ofron mundësinë çdo person inga 0-80 vjeç që të marrë një sigurim vjetor, me një kosto të caktuar, në varësi të moshës, në varësi të gjinisë dhe të shumës që kërkon të sigurohet secili. Pra, mund të sigurohet nga 1 deri në 30 vjet duke paguar primin vjetor sipas vlerës së caktuar.

Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.

Ky sigurim bën të mundur që në momentin e konstatimit të një tumori, qytetari i siguruar mund të marrë dhe të sigurohet për vlera 5 mijë, 10 mijë, 20 mijë, 50 mijë apo 100 mijë euro. Dhe këto para i merr menjëherë, në dorë, dhe kujdeset për veten e tij për tu kuruar në një nga spitalet që mendon ai dhe e zgjedh vetë.

Kryesisht preferohet nga 10 deri në 30 mijë euro sepse është e mjaftueshme për kurimin e një sëmundjeje të tillë.

Ky produkt merret në çdo zyrë të SIGAL në të gjithë Shqipërisë ndërsa merret edhe online. Koha e fillimit, pas pagesës së primit, është 6 muaj. Pas 6 muajsh secili ka të drejtën të paraqitet në rast se është ekzaminuar me një shfaqje tumoriale të çfarëdolloji. Në çdo rast kemi edhe një opsion të dytë në një nga klinikat më të mira të Austrisë, Zvicrës, Gjermanisë.

Ky produkt ka një vlerë të jashtëzakonshme, pasi edhe kostoja e tij është e lirë krahasuar me atë që përfiton çdo qytetar.

“Sigurimi anti-Tumor” kushton jo më shumë se 100 euro në vit, ndërsa çdo qytetar, pa limit moshe, mund ta bëjë të tijin në çdo degë të SIGAL UNIQA, kudo në Shqipëri.

 Përfitimet e siguracionit “Sigurimi anti Tumor”:

  • Mbulon kancerin malinj dhe tumorin beninj në kokë.
  • Shuma e siguruar ofrohet menjëherë, cash, nëse diagnostikohesh me një nga dy sëmundjet e mësipërme.
  • Mund të sigurohet çdo person nga 0-80 vjeç
  • Mund të blihet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Ndërsa mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: E para në treg, e para në pagimin e dëmeve/ Sigurimi Privat i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat