Çdo ditë në një poliklinikë në kryeqytet paraqiten me viroza apo infeksione të ndryshme rreth 20 fëmijë që kanë nevojë për konsulta me mjekun pediatër.
Sipas bluzave të bardha, dominojnë infeksionet e fytit dhe veshëve që vijnë kryesisht nga frekuentimi i plazheve.
Infeksionet sipas specialistëve, shkaktojnë temperaturë të lartë te fëmijët, ndaj prindërit duhet të jenë të kujdeshëm që mos të tregohen neglizhentë.
Për të përballuar temperaturat e larta dhe për të patur imunitet të fortë, mjekët pediatër rekomandojnë që fëmijët të ushqehen sa më shëndetshëm.
Shërbimi “TeleShëndet”, partneri ideal i çdo prindi
SIGAL UNIQA Group Austria prej më shumë se një viti ka sjellë në treg risinë mjekësore “Teleshëndet”, e cila ka lehtësuar mjaft të gjithë këtë proces duke shmangur qëndrimin e gjatë në radhë para dyerve të mjekëve, por ka shmangur nga ana tjetër kontaktin me persona të tjera duke ulur kështu rrezikun nga infektimet.
Prej muajsh tashmë klientët e SIGAL UNIQA kanë mjekun 24 orë me vete, në çdo ditë të vitit, madje edhe kur ndodhen jashtë Shqipërisë, ndërsa shkarkimet e aplikacionit në celulare android apo iPhone rriten dita-ditës.
Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:
- Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
- Telefonata Video dhe audio me mjekë specialistë, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni, nëse e keni të shkarkuar atë;
- Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
- Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
- Akses në kohë reale me kontaktet e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA bashkëpunon;
- Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
- Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit të praktikës suaj shëndetësore;
Ledita Mezini, pedagoge prej 16 vitesh dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.
“Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun.
Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura. Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi. Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.
Pse të gjithë duhet ta kemi “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA?
Përfitimet:
– Check up
– Vizitë te okulisti
– Vizitë te dentisti
– Dërgim ilaçesh në shtëpi
– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL
– Mental coach, 1 seancë falas
Sa kushton shërbimi “TeleShëndet”?
PAKETA INDIVIDUALE – 5,000 Lekë në vit
PAKETA FAMILJARE – 10,000 Lekë në vit
Për çdo pyetje apo paqartësi:
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]