Shqipëria renditet e dyta pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë.
Vetëm në dhjetë vite, shqiptarët e gjejnë veten mesatarisht 4.4 vite më të plakur, sa i takon moshës mediane.
Nga 33.2 vjeç që ishte mosha median në vitin 2012 ka arritur në 37.6 në vitin 2021, sipas INSTAT dhe Eurostat. Mosha mediane ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, dmth në fund të 2021-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën moshën 37.6 vjeç dhe gjysma tjetër mbi këtë moshë.
Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian janë plakur mesatarisht 2.2 vite gjatë periudhës 2012-2021, referuar Eurostat.
Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031, thonë projeksionet e INSTAT.
Po sipas skenarit normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë shkon në 50.1 vjeç në 2050 dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç, referuar projeksioneve të OKB-së.
Plakja e popullsisë mund të falimentojë skemën e pensioneve
Me këto ritme, gjenerata e të moshuarve do të sundojë me numra, duke vënë në vështirësi edhe skemën e pensioneve.
Në vitin 1970, për 10 pensionistë punonin 74 vetë. 50 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 12 veta. Me këto ritme, varësia kontribuues/përfitues do të përmbyset shpejt, çka do të sjellë falimentimin e skemës.
Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Në 2020-n, pjesa që u mbulua nga shteti, kulmoi me 238 milionë euro.
Sistemi shtetëror i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura 744 deri në 792 mijë persona, dhe deri në 2025-n, do të duhen së paku 100 milionë euro shtesë për të 48 mijë vetë që do t’i shtohen brezit të tretë.
Sikur të mos mjaftonte raporti i ulët i të punësuarve me numrin e pensionistëve, në arkën e shtetit mungojnë 122 milionë euro kontribute të papaguara.
Skema e pensioneve konsiderohet nga ekspertët si një nga rreziqet e mëdha të ekonomive botërore sot.
Alarmi është dhënë, por tanimë duhet menduar zgjidhja, që vendet Perëndimore, përfshirë edhe pjesën kryesore të vendeve të rajonit e kanë gjetur tek skemat private të pensioneve dhe ndërthyrjen e tyre me atë shtetërore.
“Në botë, në Europë. E ke edhe në Maqedoni. Ti do marrësh 20% nga ISSH, 20% nga Kolona e Dytë, pension nga punësimi që është një skemë suplementare dhe 20% nga Kolona e Tretë ose Pensioni Vullnetar. Që kur të dalësh në pension të marrësh të paktën 60% të pagës tënde të fundit”, do të shprehej në një dalje televizive Elvis Ponari, CEO i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, njëherazi edhe Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.
Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm Kolonën e I-rë (pension shtetëror) dhe Kolonën e III-të (pension vullnetar). Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një Kolonë të II-të, skemë pensioni nga punësimi, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.
Benefitet e “Kolonës së Dytë”
“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi siç e quajmë ne, nuk ndryshon asgjë. Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.
“Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës. Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.
“Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private. Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.
“Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…
Çfarë impakti kanë këto skema në jetën ekonomike dhe sociale të vendit?
Së pari, në Shqipëri afro 75-80% e GDP vijnë nga sektori privat, prandaj s’ka asnjë arsye të mos vlerësohet edhe në këtë fushë.
Së dyti, Shqipëria është një vend Europian dhe përafrimi i legjislacionit edhe në fushën e sigurimeve shoqërore është kusht për t’u anëtarësuar në këtë familje.
Së treti, këto skema, për vetë konfigurimin e tyre ndihmojnë më mirë ekonominë e vendit duke mobilizuar paratë e lira të popullatës nëpërmjet investimeve të tyre në instrumenta financiarë afatgjatë 5-10 vjeçare (Obligacione Shtetërore).
Me zhvillimet ekonomike dhe demografike që po përballet bota por edhe vendi ynë specifikisht, ka ardhur koha t’i japim mundësinë qytetarëve që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, një pension më i favorshëm, me përfitime më të larta.
Për më shumë informacione:
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]
Web: www.fondisigal.com.al