Pak ditë më parë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi raportin për 9-mujorin e këtij viti në tregun e sigurimeve.
Edhe pse tregu vijon të dominohet nga Sigurimet Motorike, primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shtator 2021 arritën rreth 5,574 milionë lekë ose 25.3% më shumë se në periudhën janar-shtator 2020.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shtator 2021, arritën në rreth 906 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 9.85% në krahasim me periudhën janar-shtator 2020.
Ashtu si në kategoritë e tjera, edhe tek sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, kompania SIGAL UNIQA Group Austria renditet e para, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.
Lexo edhe: Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve të Shqipërisë
Ndarja e tregut
Gjatë 9-mujorit të vitit 2020, SIGAL UNIQA zinte 38,60% të tregut, ndërsa për këtë ka një rritje duke arritur në 42,03%.
Dëmet e paguara
Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Group Austria është në vendin e parë, gjë që tregon seriozitetin dhe profesionalizmin e kompanisë.
Nëse një vit më parë, SIGAL UNIQA kishte 46,91% të tregut sa i përket dëmeve të paguara në Sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë 9-mujorit të këtij viti kemi një rritje me rreth 2%.
Nëse flasim me shifra konkrete, gjatë periudhës janar-shtator 2021, SIGAL UNIQA Group Austria në 8.784 raste ka paguar 1,770,037 euro dëme.
Sigurimi në Udhëtim – 45 raste, 16,448 dëme të paguara
Aksidente Personale – 82 raste, 75,066 Euro dëme të paguara
Shëndeti Privat – 8,657 raste, 1.678.523 Euro dëme të paguara
“Misioni i një kompanie sigurimi është pagimi i dëmeve”. Kjo është motoja me të cilën punon SIGAL UNIQA Group Austria dhe që e ka mbajtur në krye të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe rajon prej më shumë se 22 vjetësh, ku janë paguar mbi 400 milionë euro dëme.
Si pjesë e “UNIQA Insurance Group”, gjigandi austriak i sigurimeve dhe me një përvojë mbi 200-vjeçare, SIGAL UNIQA Group Austria është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.
Lexo edhe: 6500 raste të reja me kancer çdo vit/ Mbroni shëndetin me SIGAL