Janari risjell temperaturat e ulëta dhe ditët e acarta.
Sipas sinoptikanëve për një javë Shqipëria do të jetë e mbërthyer nga temperatura të ulëta që do të zbresin deri në -10 gradë Celcius.
“I ftohti arktik pritet te godasë rajonin e Ballkanit duke bërë që territori shqiptar të përjetojë temperatura shumë të ulëta, por me mot të kthjellët. Pritet që i ftohti arktik të zgjasë për 6-7 ditë duke bërë që temperatura e territorit të Shqipërisë në 90 % tij të jenë me temperatura të ulëta. E enjtja dhe e premtja me temp ku në disa fshatra të zbresin -10”.
Edhe kryeqyteti do të jetë i përfshirë nga temperaturat disa gradë nën zero.
“Pritet në fakt që temp më e ulët të ketë edhe në zonat e ulëta, ku në kryeqytet do arrijnë -3 gradë. Por problematike do jenë ngricat dhe temperatura ekstremisht të ulëta, reshje nuk do të ketë”.
Sipas sinoptikanëve, Janari do të mbyllet me temperatura më të ulëta se normalja. Problem do të jetë edhe era me shpejtësi deri në 50 km në orë.
Lexo edhe: Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe në dimër