16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria, e vetmja në Europë që ka rritje të fluturimeve/ Si të...

Shqipëria, e vetmja në Europë që ka rritje të fluturimeve/ Si të mbrojmë shëndetin kur jemi në udhëtim

Shqipëria renditet si shteti i vetëm i Europës që ka shënuar rritje të fluturimeve në javën 24 shkurt deri në 2 mars në raport me periudhën e parapandemisë.

Të dhënat janë bërë të ditura në buletinin javor të Eurocontrol, institucionit europian që rregullon fluturimet ajrore të Europës.

Vetëm Shqipëria shënoi rritje të fluturimeve me 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të parapandemisë. Për Armeninë dhe Bosnjën, tkurrja ishte përkatësisht -7 dhe -8%, ndërsa tek të gjitha shtetet e tjera, rënia ishte dy shifrore.

Sipas Eurocontrol, në shkurt 2022, trafiku i fluturimeve ishte sa 71% e të njëjtës periudhë të vitit 2019.

Gjatë javës së kaluar, Ryanair ishte operatori më i ngarkuar i avionëve me 1,959 fluturime në ditë mesatarisht, i ndjekur nga EasyJet (1,118), Turkish Airlines (1,001), Air France (830), Lufthansa (797) dhe KLM (634), shkruan Monitor.

Shëndeti në udhëtim

Kur planifikoni të udhëtoni, sigurohuni më parë të keni sigurimin e duhur shëndetësor me vete.

Përballja me një problem shëndetësor të papritur shkakton shqetësim dhe panik, sidomos kur jemi larg shtëpisë. Pa harruar këtu edhe shpenzimet mjekësore që shpesh, në shtete të caktuara, janë shumë të kushtueshme.

Përse na shërben “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA Group Austria?

Në disa raste të siguruarit kanë kaluar një situatë të paparashikuar me shëndetin e tyre jashtë vendit dhe u është dashur të paguajnë shuma marramendëse për t’u rikuperuar.

Në rast se përballeni me një rast emergjent mjekësor jashtë vendit, në rast sëmundje apo aksidenti, “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim” ju rimburson faturat e shpenzimeve mjekësore.

Lexo edhe: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

Çfarë shpenzimesh më mbulon Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim nga SIGAL UNIQA?

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Anullim Udhëtimi
  • Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
  • Emergjenca dentare

Edhe sipas raportit më të fundit nga AMF, SIGAL UNIQA ishte kompania e sigurimit me shifrën më të lartë të dëmeve të paguara për Sigurimin Shëndeti në Udhëtim.

Lexo edhe: Lidere në treg/ Shqiptarët i besojnë SIGAL UNIQA-s automjetin, pronën e shëndetin. Dëme të paguara si asnjë tjetër

Por mos harroni edhe risinë e SIGAL UNIQA sa i përket shëndetit, aplikacionin “Teleshëndet”.

Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Ndërkohë që ju pushoni jashtë vendi, nuk do të shqetësoheni për shëndetin tuuaj, të të afërmve apo miqve që keni pranë në Shqipëri pasi “TeleShëndet” ofron mundësinë e komunikimit me mjekët specialistë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

Shkarkoni falas aplikacionin “TeleShëndet” në App Store dhe Play Store dhe 24 orët e para shërbimi është falas. Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini atë online ose në çdo pikë shitje të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sa kushton?

Paketa individuale kushton vetëm 5,000 Lekë në vit, ndërsa ajo familjare, për katër persona, vetëm 10,000 Lekë.

Kjo do të ishte dhurata e duhur për familjarët dhe miqtë tuaj për festat e Marsit pasi asgjë nuk vlen më shumë se shëndeti.

Mos mendoni për shëndetin kur jeni në udhëtim. Me “TeleShëndet” ju e merrni mjekun me vete, kudo dhe kurdo.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Për më shumë informacion:

Website: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat