14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria e para për rritjen e pasagjerëve, dominon “low-cost”

Shqipëria e para për rritjen e pasagjerëve, dominon “low-cost”

Shqipëria është një nga shtetet me rritjen më të fortë të transportit ajror këtë vit, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve.

Shtimi i shpejtë i numrit të fluturimeve dhe veçanërisht destinacioneve me çmime të ulëta, ka shtyrë më shumë shqiptarë të udhëtojnë me avion, por mbi të gjitha po afron më shumë turistë të huaj në vend.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e shkuar numri i pasagjerëve gati u dyfishua në 5,2 milionë, ndërsa në katër muajt e parë të këtij viti ecuria është po ashtu e mirë, duke regjistruar gati 1,7 milionë pasagjerë, apo gjysmë milioni më shumë se Janar-Prilli 2022.

Madje, Aeroporti i Tiranës renditet i pari në grupin e aeroporteve të vogla, për nga rritja: 115% më shumë se sa në vitin 2019.

Rritja është ndjerë edhe tek numri i fluturimeve në ulje dhe ngritje nga Tirana dhe Kukësi: 39 mijë vitin e shkuar dhe mbi 8,386 këtë vit, në rritje me 31%. Këto shifra pritet të rriten ndjeshëm veçanërisht në fund të këtij viti, kur një tjetër operator “low-cost” do të hyjë në treg me 200 fluturime në javë.

Irlandezët e “Ryanair” do të sfidojnë dominancën e hungarezëve të “WizzAir” në tregun e brendshëm, ku numërojnë 2 në çdo 3 pasagjerë. Veçanërisht për destinacionet ku do të ketë përplasje fluturimesh në tashmë më shumë linja, pritet edhe një ulje të mundshme e çmimit të biletave.

Ndërsa shtimi i lidhjeve me aeroporte të reja europiane, i lajmëruar për këtë sezon dhe tjetrin nga disa kompani ajrore, sipas operatorëve turistikë, po nxisin edhe interesin e këtyre tregjeve për të zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik.

LEXO EDHE: Pushimet jashtë Shqipërisë nisin me “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA/ Tashmë e blini edhe Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat