Një 60-vjeçare është lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, në Maliq. Policia bën të ditur se shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore.
60-vjeçarja i ka marrë djegiet si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e saj. Sipas policisë, ajo ndodhet aktualisht duke marrë trajtim në spital.
LEXO EDHE: Garancia e një emri të madh/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s
Përdorimi masiv i bombolave të gazit ka bërë që edhe incidentet nga zjarri në banesa të rriten vit pas viti.
Rasti më i fundit dhe më tragjik është ai i para pak ditëve në Tiranë ku si pasojë e zjarrit shkaktuar nga një bombol gazi humbi jetën një foshnje 6 muajshe.
Ngjarje të tilla tregojnë edhe një herë se sigurimi i shtëpisë është thelbësor.
Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë edhe pse çmimi është fare minimal.
Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi. Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.
LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës
Vitin e shkuar, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 miliardë lekë dëmshpërblime pikërisht vetëm për Sigurimin nga Zjarri.
SIGURIMI NGA ZJARRI, ofruar nga SIGAL UNIQA Group Austria, mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit të shkaktuara nga:
- Energjia elektrike
- Shpërthimet e gazit
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja,
- Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji.
SIGAL UNIQA mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.
Çdo strukturë apo individ që ka një dokument pronësie mund të mbulohet në sigurim me një kosto financiare të përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë duke nisur nga 1 euro për m2.
Mos neglizhoni! Nuk ka asgjë më të rëndësishme se një shtëpi e sigurtë.
Për më shumë informacion:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp +355 68 60 62 829