14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“S'e ka fajin vaksina”/ Zv/ministrja e Shëndetësisë: Pse infektohen personat që kanë...

“S’e ka fajin vaksina”/ Zv/ministrja e Shëndetësisë: Pse infektohen personat që kanë marrë dy doza

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka shpjeguar arsyet se përse persona të vaksinuar, qoftë edhe me dy doza mund të infektohen me Covid.

Në një intervistë për News24, ajo u shpreh se nuk mund t’i vihet faji vaksinës, por janë shumë faktorë të tjerë biologjik dhe klinike, që mund të çojnë në infektim me virusin Covid.

Sipas saj, duhet parë gjendja dhe patologjia e pacientit, pasi ai mund të ketë pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nga ana klinike është vlerësimi i tij në bazë të ekzamimimeve që kryhet gjatë ecurisë së një gjendje klinike. Është e rëndësishme të shoqërohemi tek sëmundjet bashkëshoqëruese, tek imuniteti i individit, dhe tek patologjitë që e kanë rënduar imunitetin gjatë periudhës që është infektuar nga Covid. Pra janë një sërë faktorësh biologjik dhe klinikë të vlerësuar kundrejt individit. Nuk i lihet faji vaksinës, apo të fajësojmë vaksinën.

Kryerja e vaksinës nuk do të thotë që jemi të paprekshëm. Një përqindje e vogël kundër individëve që janë vaksinuar qoftë edhe me dy doza kanë gjasa të preken për shkak të faktorëve të tjerë imunitare apo patologjive shoqëruese.

Si për cdo sëmundje tjetër, apo çdo patologji tjetër kanë peshën në rëndesën e klinikës dhe  shpesh kërkojnë trajtim jo në kohën e duhur. Kjo ndikon absolutisht.

Për shkak se gjendjes virale, përkojnë edhe me stinën apo edhe me infeksione virale që nuk janë covid, sigurisht që nuk duhet të bëhemi mjek të vetes por duhet të vendosim diagnozën duke bërë PCR”, tha Tomini.

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

Po ashtu Tomini tregoi edhe rrugën që ndiqet për të zbuluar se me çfarë varianti është infektuar një pacient.

“Në lidhje me efektin që ka diagnoza për covid 19 është e rëndësishme për momentin dhe për individin që ka covid. Ndërkohë masat e izolimit, apo masat e trajtimit, protokollet e ndjekura, sigurisht që janë udhëzues që janë të unifikuar, pavarësisht mutacioneve. Ndërkohë efekti nëse kanë mutacion, në bazë të sinjaleve që laboratori i virologjisë, mostrat e deduktuara me mutacion, pra që kanë deviancë nga diagnoza primare në procesin rutinë të dërgimit të mostrave në laboratorët e referencës dhe më pas marrin konfirmimin nëse kemi një nga variantet e Covid 19”, u shpreh zv/ministrja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat