Qindra punëtorë të Coca-Cola janë evakuuar nga fabrika e tyre pas një rrjedhje acidi.
Rreth 200 persona janë larguar ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje mbrëmë.
Rrjedhja e acidit klorhidrik u izolua në fabrikën në Sidcup, Londrën Juglindore, rreth tre orë më vonë.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha: “Zjarrfikësit londinez u përballën me një incident kimik në një fabrikë në Cray Road në Sidcup.
Në uzinë ka pasur rrjedhje të acidit klorhidrik, është izoluar rreth orës 23:30.
Zjarrfikësit kanë qëndruar në vendngjarje gjatë gjithë natës duke bërë kontrolle të kimikateve në ajër.”
Nga incidenti nuk pati të lënduar.