8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet tregu i Sigurimeve të Jetës, SIGAL LIFE lidere absolute

Rritet tregu i Sigurimeve të Jetës, SIGAL LIFE lidere absolute

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi ditën e djeshme Raportin e vitit 2021 mbi ecurinë e tregut të Sigurimeve në Shqipëri.

Të dhënat e publikuara treguan se volumi i përgjithshëm i tregut, i matur sipas primeve të shkruara bruto, arriti në 19.3 miliardë lekë ose pothuajse 160 milionë euro.

Primet e shkruara bruto kaluan edhe nivelin e shënuar para pandemisë në vitin 2019, me 9.7% më shumë.

Ndërkohë tregu i sigurimit të jetës ka shënuar ritme të rritjes pak më të larta, me 22.7%, por sërish primet në këtë segment zënë një peshë relativisht të ulët ndaj totalit të tregut, me 7.4%.

Rritja e tregut të sigurimit të jetës u mbështet sidomos nga produkti kryesor, sigurimi i jetës së debitorit.

Falë rritjes së kredisë bankare, ky produkt shënoi një rritje vjetore me 28.7%, ndërsa pesha e tij në tregun e sigurimit të jetës arriti në 68.3%, nga 65.1% që kishte qenë një vit më parë.

Ashtu si në Sigurimet e Jo-Jetës, edhe tek ato të Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria është lidere në treg duke dominuar 53% të totalit.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL LIFE është kompania e sigurimit numër 1 në Shqipëri me 42% të totalit të dëmshpërblimeve gjatë vitit 2021.

Lexo edhe: Pas AMF, Shoqata e Siguruesve: Sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm

Lexo edheShëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 2021-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat