10.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në të gjithë Shqipërinë/ Sigurimet e...

Rritet sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në të gjithë Shqipërinë/ Sigurimet e duhura, për projekte të sigurta

Ndërtimet do të rriten edhe më tej, sidomos në kryeqytet nisur nga lejet e ndërtimit të lëshuara në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas të dhënave të sotme në INSTAT sipërfaqja e lejeve të reja të ndërtimit në të gjithë vendin ishte 1,2 milionë metër katror me rritje vjetore 12%. Rritjen më të madhe sipas sipërfaqes e kishte Tirana, me 36%.

Në 6-mujorin e parë 2024, lejet e reja të ndërtimit në Tiranë sipas sipërfaqes arritën në 898,640 metër katror, nga 660,452 metër katror në 6-mujorin e parë 2023.

Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se lejet në Tiranë shënuan rritje të fortë në tremujorin e dytë të vitit 2022, ku sipërfaqja e re nëpërmjet lejeve u trefishua në krahasim me tremujorin e parë duke arritur në 666,672 metër nga 231 mijë në të parin.

Të dhënat tregojnë se 55% e sipërfaqes së re të dhënë për ndërtim në të gjithë vendin në 6-mujorin e parë u takojnë lejeve të dhëna në kryeqytet.

Ndërtues, projektues dhe investitorë, çfarë ju nevojitet për ë ndërtuar me qetësi dhe siguri?

Jeni duke ndërtuar një projekt të madh apo të vogël?

Të gjithë e dimë se ndërtimi është një prej bizneseve më fitimprurës por që gjithashtu përballet me rreziqet të mëdha, të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e punimeve dhe bllokimin e projekteve.

Për këtë arsye, kompanitë e sigurimeve ofrojnë zgjidhje të përgjithshme për të mbrojtur çdo aspekt të punimeve tuaja ndërtimore.

Ku vlen Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (CAR)?

Dëme ose humbje në materiale ndërtimi si dhe projekte inxhinierike në ndërtim, të tilla si:

  • Shtëpi dhe ndërtesa banimi
  • Objekte jo-rezidenciale (zyra, spitale, teatro e objekte të tjera social-kulturore)
  • Fabrika, uzina, uzina energjie (TEC-et dhe H/C-et)
  • Rrugë, hekurudha, aeroporte
  • Ura, diga, tunele
  • Sisteme ujitjeje, sisteme dranazhimi
  • Kanale, porte etj.

Mbulon dëmet dhe humbjet nga:

  • Vërshimi dhe përmbytja
  • Dëmtimi në ndërtimin e tuneleve dhe galerive provizore
  • Dëmtimi i kabllove dhe/ose tubacioneve nëntokësore
  • Dëmtimi i makinerive dhe pajisjeve të ndërtimit
  • Dëmtimi në materiale të ndërtimit
  • Masat mbrojtëse për rreshjet, vërshimet dhe përmbytjet
  • Lëvizjen e mbeturinave nga rrëshqitja e tokës .
  • Dëmtimi në materiale të ndërtimit
  • Dëmtimi në mjetet mbrojtëse kundër zjarrit
  • Shtrimi i tubacioneve të ujit,
  • Etj.

Po pse Sigurimin për të Gjitha Rreziqet gjatë Ndërtimit duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?

– Mbrojtje e plotë: Sigurimi ynë ofron mbrojtje për të gjitha rreziqet që mund të shfaqen gjatë ndërtimit, duke përfshirë dëmet materiale, dëmet ndaj të tretëve, ndërprerjen e punimeve, dëmet nga ngjarjet natyrore dhe më shumë.

– Parandalim dhe këshilla: Ekipet tona të ekspertëve janë të gatshme për të ofruar udhëzime dhe këshilla për të parandaluar dëmet dhe për të punuar me efikasitet.

– Kostot e papritura: Me sigurimin tonë, ju mund të parashikoni më mirë kostot dhe të shmangni shpenzimet e papritura që vijnë si pasojë e rreziqeve të papritura.

Mësoni më shumë mbi këtë produkt duke klikuar KËTU

 

Kontaktoni tani për të mësuar më shumë rreth sigurimit të të gjitha rreziqeve gjatë ndërtimit

E-mail: [email protected]

Tel: +355 4 2233 308

 

LEXO EDHE: Besim konstant dhe i konsoliduar/ SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë për Sigurimin e Jetës, Shëndetit, Pronës dhe Automjetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat