13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet kreditimi në mars, Bankat dhanë 18 milionë euro

Rritet kreditimi në mars, Bankat dhanë 18 milionë euro

Mbështetja e ekonomisë me kredi nga bankat e nivelit të dytë ka vijuar të rritet në vend.

Rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se nuk kanë dhënë ndikim në frenimin e kreditimit. Aktualisht norma e interesit rezulton 3% më e larta në dy dekadat e fundit.

Gjatë muajit mars 2023 në vend është dhënë në total një hua me vlerë prej 711 miliardë lekësh ose gati 2 miliardë lekë më tepër në krahasim me një muaj më parë.

Bankat kanë mbështetur më tepër qytetarët me hua dhe kryesisht për blerje banesash. Kredia e re për individët është rritur me 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE: A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

Ndërkohë në miratimin e huasë për bizneset bankat kanë qenë më të kujdeshme në muajt e parë të këtij viti për shkak të frikës së rritjes së kredive me probleme.

Në muajt në vijim pritshmëritë janë për një përmirësim të mëtejshëm të kreditimit duke marrë parasysh rënien e nivelit të inflacionit në 4.6% shumë pranë objektivit të Bankës Qendrore. Kjo nënkupton që edhe normat e interesit mund të shkojnë drejt stabilizimit.

LEXO EDHE: Tjetër rekord historik, euro bie përsëri poshtë 111 lekëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat