Plakja popullsisë po rrit numrin e të sëmurëve kronikë e për rrjedhojë një nevojë më të lartë për fonde që shkojnë për financimin e shëndetit.
Si rrjedhojë e zhvillimeve demografike, por edhe kompleksitetit të sëmundjeve, shpenzimet për skemën e sigurimit shëndetësor janë rritur me shpjet se të ardhurat që paguhen nëpërmjet kontributit të sigurimeve shëndetësore. Kjo e ardhur vilet kryesisht si tatim nga pagat në masën 3.4%, ku gjysma paguhen nga punëmarrësi dhe gjysma nga punëdhënësi, por nuk po rritet me të njëjtat ritme sa shpenzimet, e për rrjedhojë deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore po zgjerohet në vijimësi vitet e fundit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave shpenzimet për sigurimet shoqërore në vitin 2020 ishin 43.3 miliardë lekë, nga të cilat 13 miliardë lekë u siguruan nga të ardhurat e kontributeve të sigurimeve dje pjesë tjetër prej 30 miliardë lekësh u financua nga buxheti i shtetit.
Deficiti i skemës së sigurimeve shëndetësore u zgjerua me 4.5 % gjatë vitit të kaluar. Gjatë vitit pandemik nevoja për shpenzime në shëndetësi u rrit, por ndërkohë të ardhurat nga kontributet u ndikuan negativisht nga rritja e papunësisë. Pas një rritje të qëndrueshme të ardhurat nga kontributet e sigurimeve pësuan rënie me 1 % vitin e kaluar krahasuar me vitin 2019. Gati tre të katërtat e skemës së sigurimeve shoqërore financohet nga taksat përgjithshme nëpërmjet buxhetit të shtetit. N
Në strukturën e të ardhurave, të ardhurat nga transferta e buxhetit të shtetit përbëjnë peshën kryesore me 68.7% (nga të cilat 52.3% për shërbimin spitalor dhe 16.4% për shërbimin parësor), ndjekur nga të ardhurat e kontributeve të sigurimeve shëndetësore me 31.2%. Të ardhurat nga burime të tjera zënë një peshë specifike të vogël prej 0.1%.
Transfertat nga buxheti i shtetit në total u realizuan në vlerën 30 miliardë lekë , të cilat 7 miliardë lekë shkuan për shërbimin parësor. Me transfertën e shërbimit parësor mbulohen financimi i Qendrave Shëndetësore, si dhe pagesat e kontrollit bazë për grupmoshat 35-70 vjeç.
Transfertat për shërbimin spitalor (përfshirë edhe spitalet publike) u realizuan në vlerën 22,9 miliardë lekë.
Shpenzimet për rimbursimin e medikamenteve ishin 11 miliardë lekë o se rreth 20% e totalit të fondeve në dispozicion.
Rritja e sëmundjeve kardiovaskulare dhe neoplazmave po rrit vit pas viti nevojën për më shumë rimbursim në medikamente jetësore.
Për vitin 2020 shpenzimet e barnave të grupit C “Sistemi Cardiovascular” u rriten rreth 156,5 milion lekë më shumë se në vitin 2019.
Për vitin 2020 grupi C i barnave zuri 23.2% të shpenzimeve të rimbursimit. Barnat për këtë zë janë të lidhura direkt me rritjen e shpenzimeve të rimbursimit për 3 diagnoza më të kushtueshme, që janë në top 10 listën e diagnozave më frekuente dhe me vlerë rimbursimi më të lartë: Hipertensioni arterial, insufiçienca kardiake si dhe çrregullimet e ritmit të zemrës. /Monitor
Burimi: Ministria e Financave
Në një situatë të tillë, çdokush duhet të mendojë për shëndetin e tij duke u siguruar privatisht.
Kompania më e madhe e Sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA Group Austria ofron mundësitë më të mira duke sjell gjithmonë produkte unike në tregh.
Një prej tyre është edhe “JETË PLUS”, një paketë sigurimi e menduar për t’i garantuar mbështetje financare dhe alternativa mjekësore çdo qytetari shqiptar nën moshën 65 vjeç, i cili në rast se do të diagnostikohet me një sëmundje serioze, do të ketë akses dhe mbulim shpenzimesh mjekësore 100% në të gjitha spitalet më të mira në Evropë.
“JETË PLUS” ju mundëson që të merrni dy apo tre opinione nga mjekët specialistë më të mirë në botë dhe më pas të zgjidhni spitalin më të mirë në Europë për tu kuruar, Itali, Austri, Turqi etj.
Ja pse të gjithë duhet të kemi një sigurim “Jetë Plus”.
“Jetë Plus” të jep mundësinë të kurosh sëmundjet e rënda në spitalet më të mira të Europës”.
“Jetë Plus” është e vetmja paketë sigurimi shëndeti me mbulim deri në 1 milion Euro
“Jetë Plus” në rast trajtimi jashtë vendit mbulon shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për pacientin.
“Jetë Plus” në rast sëmundje të rëndë mbulon edhe shpenzimet e një të afërmi që shoqëron pacientin.
“Jetë Plus” i vjen në ndihmë familjes në ditën kur goditet nga sëmundja duke i hequr hallin e parave.
Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Prandaj është e rëndësishme që ti paraprijmë sfidave shëndetësore me të cilat na përballon jeta. E gjithë lumturia jonë varet prej shëndetit, çdo gjë tjetër vjen pas Tij.
Individë dhe koorporata të mëdha e kanë zgjidhur tashmë këtë problem duke siguruar punonjësit e tyre.
Bëhu dhe ti pjesë e zgjidhjes, transfero përgjegjësitë finaciare diku tjetër. Kujdesu për shëndetin tënd.
Për më shumë informacion:
Website: www.sigal.com.al
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]