11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten investimet e huaja/ Aktivitetet financiare sollën 152 milionë euro, rritje prej...

Rriten investimet e huaja/ Aktivitetet financiare sollën 152 milionë euro, rritje prej 13.2%

Investimet e huaja direkte shënuan rritje me bazë vjetore prej 10% në vitin 2021, duke arritur në 1.03 miliardë euro, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Ky është niveli i dytë më i lartë historik, pas atij të vitit 2019, kur investimet ishin 1.07 miliardë euro.

Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë tregojnë se përtej shifrës së lartë, kryesisht janë dy sektorë, që kanë dhënë ndikimin kryesor në përmirësimin e këtij treguesi, “Industria nxjerrëse” dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme”, duke kompensuar tkurrjen e ndjeshme të investimeve në energji dhe gaz, pas përfundimit të projektit të gazsjellësit TAP.

Industria nxjerrëse iu rikthye investimeve pas vitit të vështirë që kaloi në 2020-n, për shkak të kufizimeve nga pandemia. Fluksi i investimeve në këtë sektor ishte 247 milionë euro, me një rritje prej 47% me bazë vjetore. Ky është dhe aktiviteti më i madh që solli investime të huaja në vend në vitin 2021, me 24% të totalit.

Investimet në “Aktivitetet e Pasurive të paluajtshme” duket se nuk po tërheqin vetëm kapitalin vendas, por edhe atë të huaj. Ky aktivitet solli 191 milionë euro investime të huaja në 2021, me një rritje prej 58% me bazë vjetore. Pasuritë e paluajtshme u bënë për herë të parë, aktiviteti i dytë në vend për nga rëndësia e investimeve të huaja, me 18.5% të totalit.

Aktivitetet financiare sollën 152 milionë euro investime, me rritje prej 13.2%, duke zënë gati 15% të totalit.

LEXO EDHESIGAL dhe gjigandi austriak UNIQA, 15 vjet bashkëpunim

Industria përpunuese dhe tregtia me shumicë sollën përkatësisht 94 dhe 62 milionë euro investime në 2021-n.

“Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë”, që vitet e fundit kishte qenë gjeneratori i investimeve të huaja në vend, si rrjedhojë e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP, ka shënuar tkurrje të ndjeshme, me gati 200% (nga 259 milionë euro në 61 milionë euro), pas përfundimit të projektit. Rënia e këtyre investimeve është kompensuar nga rritja e fluksit nga investimet në pasurinë e paluajtshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat