Një 32 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Fatjon Garxenaj humbi jetën së bashku me një 65 vjeçar italian, pasi të dy ishin në një parashutë e cila u rrëzua në një fushë, në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna.
Viktimat, instruktori italian dhe Fatjon Garxenaj, me origjinë nga Durrësi, ishin në kursin e fluturimit. Një dëshmitar raportoi se papritmas parashuta bëri dy kthesa dhe ra në fushë, çka u shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta ndërsa po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.