13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreth 16,000 vdekje nga gripi në SHBA

Rreth 16,000 vdekje nga gripi në SHBA

Ka pasur të paktën 24 milionë raste gripi, 260,000 shtrime në spital dhe 16,000 vdekje nga gripi deri më tani këtë sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat vijnë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Aktiviteti i gripit sezonal mbetet një problem në nivel kombëtar, me rritje në disa pjesë të vendit, thonë autoritetet shëndetësore. Gati 11,000 pacientë u pranuan në spitale me grip në javën e fundit.

8 fëmijë ndërruan jetë për shkak të gripit gjatë javës së fundit që përfundoi më 10 shkurt, duke e çuar totalin e sezonit në 82 vdekje pediatrike.

CDC rekomandon që të gjithë fëmijët 6 muajsh e lart të marrin një vaksinë të gripit për sa kohë që viruset e gripit po përhapen.

LEXO EDHEGripi, kurba e rasteve rritet sërish/ Arrin kulmin në javën e dytë të shkurtit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat