17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrëshqitje masive dheu në Katundisht të Këlcyrës/ Dëme në disa shtëpi

Rrëshqitje masive dheu në Katundisht të Këlcyrës/ Dëme në disa shtëpi

24 banorë të 5 familjeve në fshatin Katundisht në Këlcyrë kanë lënë banesat dhe janë strehuar përkohësisht tek bashkëfshatarët pasi lagjja Kalemaj në këtë fshat është përfshirë nga një rrëshqitje masive.

Për pasojë shtëpitë kanë pësuar çarje, dëmtime serioze strukturore ndërsa janë duke u fundosur në baltë. Banesat që gjenden në shtratin e rrëshqitjes po zaptohen me ritëm të lartë nga balta dhe e gjithë lagjja është e pabanueshme për momentin.

Banorët thonë se kanë humbur pasurinë e një jete dhe se nuk kanë ku të shkojnë. Disa hektarë tokë në përdorim të fshatit kanë dalë jashtë funksionit si dhe është krijuar një emergjencë për bagëtitë që janë i vetmi burim të ardhurash për fshatin.

LEXO EDHE: 86% e territorit të Shqipërisë e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore/ Siguracionet që mbrojnë pronën dhe automjetin tuaj

 

Katundishti ka pasur edhe më parë probleme të lidhura me rrëshqitjet dhe fundosjen e tokës por kjo është situata më ekstreme që banorët po përjetojnë.

Në të gjithë bashkinë e Këlcyrës reshjet kanë aktivizuar përrenjtë malorë duke bllokuar disa akse dytësore ndërsa disa zona të shpyllëzuara gjatë dekadës së fundit po përfshihen nga rrëshqitjet dhe fundosja e tokës.

Disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore është degraduar pas situatës së fundit të motit në të gjithë bashkinë e Këlcyrës.

LEXO EDHE: Një dimër i mbushur me rreziqe/ Sigurimi i Pronës jetik, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat