14.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRregull i ri për importet/ Gjysma e automjeteve që futen në Shqipëri...

Rregull i ri për importet/ Gjysma e automjeteve që futen në Shqipëri nuk do të regjistrohen dot

Nga viti i ardhshëm, gjysma e automjeteve që importohen në Shqipëri nuk do të mund të regjistrohen dot për të qarkulluar në territorin e vendit.

Pjesa dërrmuese e automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri, vijnë në vendin tonë teksa kanë konsumuar qindra mijëra kilometra në Gjermani, Itali, Zvicër, Belgjikë etj.

Por nëse tani lejohen të futen në vend autoveturat që përmbushin standardin mjedisor euro-4, që përkon me automjetet e prodhimit 2005 e lartë, në fund të vitit do të shtohet një tjetër rregull i ri për importet.

Nga 1 janari 2024, automjeti i përdorur që regjistrohet në vend nuk duhet të jetë më shumë se 15 vite i vjetër, pra nga 2009-ta ose më të reja. Ky rregull nënkupton që në vitin 2025, nuk do të lejohen makina më të vjetra se viti 2010 e në vazhdim.

LEXO EDHE1165 aksidente rrugore dhe 1599 të aksidentuar gjatë 2022/ Shkaqet, pasojat financiare dhe roli i “sekserëve”

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar 52.3% e mjeteve të reja të regjistruara kishin një vit prodhimi midis 2005-ës dhe 2009-ës. Ndërsa 5.4% ishin edhe më të vjetra.

I njëjti trend vazhdon edhe në muajt e parë të këtij viti, ku gjysma e importeve janë më të vjetra se viti 2010.

Kjo masë ndërmerret në përpjekje për të ulur ndotjen në vend, si dhe për të garantuar një siguri më të madhe të flotës së automjeteve.

LEXO EDHEE vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat