Reshjet intensive të shiut pritet të sjellin problematika në disa qarqe të vendit.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve përqendrimi më i madh i reshjeve do të jetë të Premten dhe të Shtunën.
“Intervalet më të gjata me reshje ku herë pas here do të jenë intensive do të jenë Veriperëndimi dhe Qendra. Shkodra do të jetë një ndër qarqet më problematike për gjatë gjithë ditës së sotme. Do të marrë dhe një sasi të konsiderueshme Lezha, Kruja, Tirana, pra e gjithë zona e Qendrës. Edhe pse në pjesën e dytë të ditës spostohet ky sistem edhe në Jug. Jugu do të ketë një interval kohor më të shkurtër duke krahasuar me Veriun dhe Qendrën. Duke theksuar problemet në zonat e përmbytyra të Ultërsirës Perëndimore dhe zonat veriore, veri-perëndimore dhe në zonat qendrore ku reshjet kanë rënë edhe gjatë episodeve të shkuara.”
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
PSE DUHET TË SIGUROHEMI NGA KATASTROFAT NATYRORE?
Shkencëtarët paralajmërojnë se për shkak edhe të ndryshimeve klimatike, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta dhe të shoqëruara me më shumë dëme.
Ashtu si prona jonë (banesa, biznesi, ferma) edhe automjetet tona mund të dëmtohen nga fenomenet natyrore. Madje edhe mund të shkatërrohen fare.
Çfarë duhet të bëjmë?
Në kushtet kur ky rrezik është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të sigurojmë pronën, automjetin apo dhe shëndetin.
Siguracionet nuk parandalojnë as shiun, as breshërin dhe asnjë fenomen tjetër natyror apo ngjarje të papritur por është mekanizmi që kthen në gjendjen e mëparshme pronën apo automjetin e dëmtuar në një kohë shumë të shkurtër dhe pa na cënuar financiarisht.
Imagjinoni nëse shtëpia juaj dëmtohet gjatë përmbytjeve. Jo vetëm që do të humbisni shtëpinë tuaj, por gjithashtu do të rëndoheni financiarisht dhe emocionalisht. Pa sigurimin e duhur të shtëpisë, ju do të mbeteni duke mbledhur fonde për të shlyer kredinë apo për ta rinovuar atë.
Sigurisht, sigurimi i shtëpisë mund t’ju mbrojë edhe nga gjërat më të zakonshme si rrjedhjet e tubave dhe dëmtimi i pronës nga fenomene të tjera të ndryshme, të paparishikuara, kështu që një mbulim gjithëpërfshirës ju ndihmon të mbroni banesën, investimin më të madh të jetës tuaj.
DËMET QË MBULON SIGURIMI I SHTËPISË
Sigurimi i Shtëpisë mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Sigurimi i Biznesit
Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.
Sigurimi i Biznesit ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.
Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, automjeti juaj do të jetë i siguruar në çdo rast.
Çfarë mbulon tjetër KASKO?
- Dëmtime Aksidentale
- Dëmtimet nga fatkeqësitë natyrore (përmbytje, stuhi, breshër etj)
- Thyerja e xhamave
- Zjarr, Rrufe, Eksplozion
- Vjedhja e pjesshme ose e plotë
- Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
- Dëmtimi nga akte keqdashëse
Cilat automjete mund të pajisen me Sigurimin KASKO?
Llogarit dhe porosit online Sigurimin KASKO vetëm me një KLIK.
Pse duhet zgjedhur SIGAL UNIQA?
- Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon
- Mes Top 50 më të mëdha në Evropën Juglindore
- E vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimit
- Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompani sigurimesh me aktivitet mbi 200-vjeçar dhe e shtrirë në 17 shtete të Europës
- Bashkëpunon me kompanitë më të njohura të risigurimit në botë duke ofruar kapacitetet maksimale në treg
Për më shumë pyetje shkruani tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829