Më herët gjatë këtij viti në shtator, Sony dhe Honda krijuan një program të përbashkët të quajtur Sony Honda Mobility. Qëllimi kryesor i këtij programi ishte të konkurojë me kompanitë e tjera që prodhojnë makina elektrike, si Tesla, duke përfituar nga argëtimi që Sony ofron.
“Sony ka përmbajtjet, shërbimet dhe teknologjitë e argëtimit që njerëzit i pëlqejnë kaq shumë. Ne po i përfshijmë këto asete në makinat tona, dhe kjo është fuqia jonë kundrejt Tesla,” tha drejtuesi i Sony Honda Mobility, Izumi Kawanishi.
Tesla ka vendosur që përgjatë viteve të fundit të ofrojë mundësinë e luajtjes së lojrave brenda në makinë, madje në 2021 u lajmërua se në Tesla Model S mund të luhej Cyberpunk 2077 dhe The Witcher 3. Në fillim të 2022, Elon Musk shprehu dëshirën që në Tesla të integroheshin të gjitha lojrat e ofruara në Steam.
Kawanishi tha se vendosja e konsolave PS5 në makinat Honda “është teknologjikisht e mundshme”, dhe se makinat e para me këto avancime teknologjike do të prezantohen në tregun e Amerikës së Veriut duke filluar nga viti 2025. Kaëanishi e ka kuptuar mjaft mirë se ku sfidat nisin, duke hedhur hapin e parë drejt proçesit të “drejtimit autonom” në makinat Honda.