5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehen "në modë" shtëpitë private/ 72.7% e familjeve nuk jetojnë në apartament

Rikthehen “në modë” shtëpitë private/ 72.7% e familjeve nuk jetojnë në apartament

Në botimin më të fundit të Institutit të Statistikave, “Shqipëria në Shifra”, gjenden të dhëna mbi shumë tregues, ku ndër do dhe statistikat e kushteve të banimit. Këto të dhëna, paraqesin një rritje të përqindjes së familjeve që jetojnë në shtëpi private gjatë vitit 2019.

Gjatë vitit 2018, përqindja e familjeve që jetonin në shtëpi private regjistrohej në 71.2%, ndërsa gjatë vitit 2019, ky tregues është regjistruar në 72.7%, pra duke u rritur me 1.5 pikë përqindje.

Lexo edhe: 2 vjet nga tërmeti, Top News: SIGAL UNIQA siguron pronën, dëmshpërblime të plota

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e publikimeve të mëparshme, për të kuptuar se si ka ndryshuar ky tregues ndër vite.

Të dhënat e disponueshme për këtë tregues janë deri në vitin 2014. Përqindja më e lartë e familjeve që jetojnë në shtëpi private, gati 78%, regjistrohet në vitin 2014. Në vitin 2015 ky tregues shihet në rënie, për të ardhur te viti 2016, i cili regjistron dhe përqindjen më të ulët të familjeve që jetojnë në shtëpi private. Viti 2019, është viti me përqindjen më të madhe të këtyre familjeve që prejt vitit 2017. Ky tregues paraqitet në rritje edhe si pasojnë e tendencës së shtëpive të luksit të ndërtuara në periferi vitet e fundit.

Sa i përket familjeve që jetojnë në banesë në një ndërtesë me deri 15 apartamente, përqindja e tyre është ulur vitin 2019, krahasuar me vitin 2018. Nga ana tjetër është rritur përqindja e familjeve që jetojnë në banesë të një ndërtese me më shumë se 15 apartamente.

Nga ana tjetër, nëse do të shihnim përqindjen e njësive ekonomike familjare sipas statusit të pronësisë së banesës, shohim në vitin 2019 është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar. Ky tregues është rritur me 0.6 pikë përqindje, nga 92.5% gjatë vitit 2018, në 93.1% gjatë vitit 2019. Që prej viti 2014 ku kjo përqindje regjistrohej në 94%, viti 2019 regjistron përqindjen më të lartë të familjeve me statusin pronar.

Ulje vërehet në përqindjen e familjeve që jetojnë me qera, nga 6% gjatë 2018-ës, në 5.2% në vitin 2019. Ky tregues është dhe më i ulët se vitet e tjerta, pervç vitit 2014, ku kjo përqindje regjistrohej në 4.1%. Sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë falas ose e kanë në përdorim banesën, përqindja e tyre është rritur me nga 1.5% gjatë vitit 2018, në 1.7% gjatë 2019-ës.

Raporti i Institutit të Statistikave, gjithashtu jep informacion shtesë në formë kurioziteti, mbi kushtet e banimit ku thotë se në familjet shqiptare, 4,6 % e tyre jetojnë në kushte mbipopullimi të cilat kanë një sipërfaqe mesatare rreth 12,6 metra katrorë për person.

/SCAN INTELLIGENCE UNIT

Lexo edhe: Sa shumë Sigurim Prone më nevojitet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat