Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR.
“Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari”, njofton DPSHTRR.
Lexo edhe: Qershia mbi tortë/ Oferta e SIGAL UNIQA: Përfito dyfish nga Sigurimi i Makinës