5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Raporti i kapitalit rritet në 255%", Xprimm: UNIQA: Pritshmëri pozitive për vitin...

“Raporti i kapitalit rritet në 255%”, Xprimm: UNIQA: Pritshmëri pozitive për vitin 2024

Grupi austriak i sigurimeve, “UNIQA Insurance Group”, pjesë e të cilit është edhe “SIGAL UNIQA Group Austria”, ka publikuar raportin mbi kapitalin e aftësisë paguese dhe raportin e qëndrueshmërisë për vitin 2023 duke konfirmuar “zhvillimet shumë pozitive të kompanive në Evropën Qëndrore dhe Lindore, të cilat dhanë një kontribut të konsiderueshëm prej rreth 50% në rritjen e përfitimit”.

Viti financiar 2023 ishte edhe një tjetër vit i suksesshëm për UNIQA. Si grup, ne ishim në gjendje të rriteshim ndjeshëm në primet e shkruara me rreth 10%, pavarësisht stuhive të motit ekstreme, veçanërisht në Austri”, shprehet Kurt SVOBODA, CFO/CRO i Grupit, citon “Xprimm“.

Për vitin financiar 2024, ne po përqendrohemi në përmirësimin e mëtejshëm të biznesit tonë kryesor të sigurimeve në dy tregjet tona kryesore të Austrisë dhe EQL-së,” vijon SVOBODA, duke dhënë një perspektivë.

“Bazuar në një raport të aftësisë paguese prej të paktën 170%, ne përpiqemi t’i lejojmë aksionerët tanë të marrin pjesë në suksesin e kompanisë sonë në mënyrë progresive, pra me pagesa të dividentëve në rritje çdo vit. Raporti i pagesës do të mbetet i pandryshuar deri në 60%”.

Primet e shkruara gjatë vitit 2023 u rritën me 9.7% (7,185.6 milionë euro), ndërsa fitimet para taksave ishin mbi pritshmëritë në 426.4 milionë euro.

Raporti i kombinuar është përmirësuar ndjeshëm në 89.4%, ku një rol të rëndësishëm në këtë ka luajtur edhe zhvillimi shumë i mirë i nënshkrimit të biznesit ndërkombëtar.

Në vitin 2023, vëmendje e veçantë i është kushtuar ekosistemit shëndetësor.

Gjatë viteve të ardhshme, 245 milionë euro do të investohen në spitalet tona private, në rrjetin tonë të mjekëve, në telemjekësi, por edhe në kujdesin shëndetësor në punë dhe kujdesin 24-orësh në shtëpi”, shpjegon SVOBODA.

UNIQA Insurance Group“, kompani e themeluar në vitin e largët 1811 dhe pjesë e tregut të sigurimeve në 17 shtete të ndryshme të Evropës, prej marsit 2007 është pjesë edhe e tregut rajonal, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Grupit “SIGAL UNIQA”.

“UNIQA” numëron rreth 17 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.

LEXO EDHEÇerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat