Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-nëntor 2021, arritën në rreth 1,077 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 14.52% në krahasim me periudhën janar-nëntor 2020.
Kështu thuhet në raportin e publikuar sot nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF).
Sipas raportit, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania që kryeson tregun e sigurimeve për këtë produkt me rreth 42%, afro 3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Gjatë periudhës janar-nëntor 2021 SIGAL UNIQA Group Austria kryeson me 449,778 prime të shkruara.
Lexo edhe: Pandemia rrit dëmet në shëndet, asnjë kompani nuk paguan dëme sa SIGAL UNIQA
Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA është dominuese në treg me rreth 50% të tij, një rritje me 4% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020.
Produkti Shëndeti në Udhëtim është një tjetër tregues se SIGAL UNIQA Group Austria dominon tregun e sigurimeve, me rreth 60% të tij.
Lexo edhe: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore