Një 27 vjeçar rënë nga kati i katërt i një pallati në Vlorë ditën e djeshme.
Policia ka vënë në pranga administratorin e firmës që po kryente punimet, ndërkohë ka nisur procedimi penal edhe për inxhinierin.
Sipas njoftimit zyrtar të bluve, dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht teksa po përdorte një makineri për të cilën nuk ishte i trajnuar.
Aktualisht, ai ndodhet në spitalin e Traumës, nga ku rapoetohet se gjendja e tij shëndetësore është kritike.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për rënien e një punëtori nga kati i katërt i një pallati në ndërtim, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. C., 42 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, me detyrë administrator i firmës që po kryente punimet për ndërtimin e këtij pallati, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. G., 70 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues në këtë firmë. Nga veprimet hetimore dyshohet se punëtori, shtetasi A. Sh., 27 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit në ndërtim, gjatë përdorimit të një makinerie për të cilën nuk ishte i trajnuar. 27-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës”, thotë Policia.
Kjo nuk është hera e parë që aksidente me pasojë apo dëmtime të rënda ndodhin në ambjente pune.
Gjatë këtij janë regjistruar disa raste fatale, kryesisht në ndërtim, fasoneri por edhe në miniera.
Ndërkohë gjatë vitit 2023 janë regjistruar 102 aksidente në punë dhe 30 viktima.
Duke parë shifrat gjithmonë në rritje, vazhdimisht kemi apeluar që kompanitë të marrin masa parparake për Sigurimin e Punonjësve të tyre nga Aksidentet.
SIGURIMI I PUNONJËSVE NGA AKSIDENTET
Mbulimet kryesore:
– Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
– Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
– Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
– Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
– Të gjitha bizneseve
– Të gjithë individëve
Përfitimet kryesore:
– Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
– Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
– Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
– Garanci për detyrimet e punëdhënësit
– Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
– Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti
Ky sigurim ofrohet nga të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës në Shqipëri.
Sigurojini punonjësit tuaj sepse një punonjës i siguruar ndihet më i sigurt dhe i shëndetshëm dhe janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.
Mësoni më shumë KËTU