15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQytetarët, kredi rekord në Maj/ 8.2 miliardë lekë. Kursejmë në euro, por...

Qytetarët, kredi rekord në Maj/ 8.2 miliardë lekë. Kursejmë në euro, por marrim kredi në lekë

Pas një nadalësimi të lehtë gjatë Prillit, muaji Maj ka sjellë një rritje të kreditimit nga bankat në vendin tonë.

Kredia e re gjatë majit fiksohet pranë 23.66 miliardë lekëve, që është edhe niveli më i lartë që prej majit të vitit 2016, kur kredia e re për ekonominë fiksohej pranë 24.1 miliardë lekëve.

Krahasuar me Majin e një viti më parë ndërkohë, kredia e re është rritur me 9.4%, ndërkohë që 12 muaj më parë fiksohej pranë rreth 21.6 miliardë lekëve.

Kredia e re për biznesin ka regjistruar gjithashtu rritje gjatë Majit, me 13.4% në terma vjetorë, duke u ngjitur pranë 15.4 miliardë lekëve. Ky është niveli më i lartë që prej Majit të vitit 2019, kur kredia e re fiksohej në 17.2 miliardë lekë.

Në muajin Maj të vitit të kaluar ndërkohë, vlera e kredisë së re në lekë ishte 13.5 miliardë lekë.

Sa i përket monedhës, kredia e re, si për biznesin, ashtu edhe për individët gjatë majit ka një rritje të ndjeshme në lekë, dhe rënie në euro, që është efekt jo i vetëm i konvertimit në lekë për arsye statistikore, por edhe i vetë goditjes që ka marrë monedha e përbashkët europiane në tregun vendas gjatë muajve të fundit.

Por, ajo që bie më së shumti në sy nga shifrat është kredia e re për individët, që ka prekur një rekord të ri historik, me plot 8.2 miliardë lekë kredi gjatë majit.

Asnjëherë më parë në 7 vitet pararendëse kjo shifër nuk ka qënë mbi këto nivele. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Maji i vitit të kaluar, pranë 7.7 miliardë lekëve. Këtë vit ndërkohë, rritja fiksohet pranë 7.3% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Sa i përket kredisë për blerje banese për individët, në euro dhe në lekë në total fiksohet pranë 4.2 miliardë lekëve në Maj, shumë pranë rekordit historik të vendosur në Maj të vitit të kaluar, pranë 4.3 miliardë lekëve. Por, për kredinë e re për blerje banese në lekë kemi një rekord të ri historik, pranë 2.6 miliardë lekëve , në rritje me plot 23% në terma vjetorë. Kredia e re për blerje banese në euro ndërkohë ka rënë me 26.5% në terma vjetorë.

LEXO EDHE: Kush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk je i siguruar?

Shifrat e Majit nga Banka e Shqipërisë sa i përket depozitave tregonin një tendëncë të kundërt, që shqiptarët po kursenin më shumë në euro se sa në lekë, çka bie disi në paradoks me shifrat e kreditimit, që tregojnë rënie të kredisë në euro, dhe rritje të asaj në lekë. Pra, po kursejmë në euro dhe po marrim kredi në lekë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat