11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlakja e popullsisë/ Nevojat për shëndetësinë në rritje, dy në tre shqiptarë...

Plakja e popullsisë/ Nevojat për shëndetësinë në rritje, dy në tre shqiptarë paguajnë nga xhepi

Shqipëria po përballet me rritjen e moshës së popullatës, pra plakjen e popullsisë.

Mosha mesatare sipas të dhënave të INSTAT është rritur ndjeshëm përgjatë viteve, dhe në vitin 2021 arriti në 37.6 vjeç nga 25 vjeç në vitet 90’, për shkak të faktorëve si emigracioni i te rinjve dhe ulja e lindshmërisë.

Një popullsi e plakur do të thotë më shumë nevojë për përkujdesje shëndetësore.

Ky trend i cili pritet të vazhdojë edhe me 5 vite më shumë në 10-vjeçarin e ardhshëm, është një nga fenomenet me të cilin duhet të përballet shëndetësia shqiptare e cila për ekspertët ende nuk është e përgatitur.

Dy në tre shqiptarë shpenzojnë para nga xhepi për të marrë shërbime shëndetësore në shtet.

Lexo edhe: Shqipëria e parafundit në Europë për shërbimet shëndetësore, ja pse ju nevojitet Sigurimi Privat i Shëndetit

Krahas mungesës së kushteve, problematike për ekspertin mbeten dhe pagat e ulëta të stafit mjekësor të cilat nuk motivojnë punonjësit dhe dështojnë të ofrojnë një shërbim cilësor.
Aktualisht shëndetësia shqiptare është më e keqpaguara në të gjithë rajonin.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat