Tre punëtorë të Minierës së Bulqizës janë dërguar në spital ditën e sotme pasi janë lënduar prej shpërthimit të një sasie gazi.
Si pasojë e shpërthimit të gazit kanë mbetur të plagosur tre minatorë Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trigon Snalla, të cilët kanë marrë djegje trupore.
Minatorët kanë pësuar djegje të shkallës së tretë në disa pjesë të trupit, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë evakuimi i gjithë frontit ku ka shpërthyer gazi dhe izolimi i tij deri në pastrimin nga gazi.
Sipas policisë, është lokalizuar çarja dhe është ndërprerë puna në front deri në pastrimin e plotë.
Siguria në punë, kultura që mungon dhe që nevojitet në Shqipëri
Në Shqipëri flitet pak për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, edhe pse rastet ku punëtorët janë dëmtuar ose kanë humbur jetën në ndërtim, miniera dhe fasoneri apo shumë të tjerë janë helmuar në vendin e punës nuk kanë munguar.
Sipas shifrave zyrtare, gjatë vitit 2022 rezultojnë të aksidentuar 184 punëmarrës, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës. Në vitin 2021 punëmarrësit me pasojë fatale humbjen e jetës ishin 31. Por sa raste të tjera nuk bëhen të ditura!
Institucionet kanë reaguar formalisht, bizneset kanë bërë sikur kanë marrë masa sigurie, ndërkohë që puna ka vijuar në këto subjekte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ajo që është problem, përtej një sistemi që nuk funksionon në shumë hallka të tij, është kultura e dobët për sigurinë dhe shëndetin. Dhe kjo jo vetëm në punë.
Duket se për pjesën dërrmuese të punonjësve e rëndësishme është paga dhe jo kushtet e punës, ndërsa në vendet e tjera ndodh e kundërta.
Pasi një punonjës i sigurt, është një punonjës që ndihet mirë, jo vetëm në ambientin e punës, por edhe në familje dhe me të afërmit. Një biznes i sigurt, është një biznes që performon mirë.
Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet
Mbulimet kryesore:
- Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
- Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
- Të gjitha bizneseve (Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
- Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)
Përfitimet kryesore:
- Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
- Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
- Garanci për detyrimet e punëdhënësit
Ky sigurim mbulon:
- Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
- Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.
Mos punoni kurrë pa qenë më parë të siguruar.
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
Whatsapp: 0686062829
E-mail: [email protected]