Një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Piacenza, ku mjeti tip ‘BMW’ me të cilin udhëtonte i riu është përplasur me një autobus, raportojnë mediat lokale.
Përplasja ka rezultuar fatale për 22 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Ai ka devijuar makinën në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me autobusin, që vinte nga drejtimi i kundërt.