Një aksident me pasojë dy të lënduar ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Devoll.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.20, në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, pranë kryqëzimit të fshatit Kuç, ku automjeti tip “Isuzu” me drejtues shtetasin A. A., 53 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. L., 26 vjeç, banues në fshatin Përparimaj.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.