Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë – Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë 3 makina.
“Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”. Automjeti tip “Ford”, pas përplasjes, ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore”, njofton policia.
LEXO EDHE: Këmbanat e aksidenteve rrugore/ Kamionçina përplaset me trafikndarësen, 1 viktimë tjetër në Tiranë