19.5 C
Tirana
Sunday, September 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasen 2 automjete në Zvërnec të Vlorës, 3 të plagosur

Përplasen 2 automjete në Zvërnec të Vlorës, 3 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në Zvërnec të Vlorës.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë tre persona të dëmtuar janë dërguar në spital.

Policia e Vlorës ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE: Profesionalizëm, inovacion dhe dëmshpërblim në kohë/ SIGAL UNIQA rrit peshën e saj në Sigurimet e Shëndetit

Pas një periudhe me ulje aksidentesh, e vënë re kryesisht gjatë vitit të shkuar, duket se tendenca këtë vit është në drejtim të kundërt, ku muaj pas muaji aksidentet rrugore kanë shënuar rritje.

Sipas INSTAT, në 4-mujorin e parë të vitit në Shqipëri janë regjistruar 500 aksidente rrugore nga 332 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa janë shënuar 54 viktima dhe 635 të plagosur.

LEXO EDHE: 54 viktima dhe 635 të plagosur nga aksidentet rrugore në 4 muaj, INSTAT: Në rritje muaj pas muaji

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat