15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet në Itali nxorën në pah se ndryshimet klimatike po prekin Mesdheun

Përmbytjet në Itali nxorën në pah se ndryshimet klimatike po prekin Mesdheun

Përmbytjet që shkaktuan dëme të mëdha në Itali, duke lënë pas edhe 14 viktima, janë një tjetër shembull i motit ekstrem si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Shirat e rrëmbyeshëm të kësaj jave ishin katastrofikë, me dëme materiale që kaluan 3 miliardë euro.

Rajoni i Emilia Romagna ishte veçanërisht i prekshëm, për shkak të pozicionit gjeografik midis maleve Apenine dhe Detit Adriatik.

“Këto dukuri kanë qenë të vazhdueshme, por janë karakterizuar si të rralla”, tha kreu i mbrojtjes civile në rajon, Fabrizio Curzio.

Autoritetet njoftuan se 43 komunitete u prekën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut ndërsa më shumë se 500 rrugë u mbyllën.

Ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci tha se “normaliteti i ri i ndryshimeve klimatike në Mesdhe do të thotë që italianët duhet të përshtatin dhe riprojektojnë politikën e tyre për përmbytjet”.

Ministri përmendi Venecian si shembull për t’u ndjekur, me ndërtimin e projektit ambicioz të digës kundër përmbytjeve MOSE, i cili lejon mbrojtjen e qytetit historik nga fenomeni i përmbytjeve ekstreme, i njohur si “acqua alta”.

Nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh. Gjithçka duhet të ndryshojë: planifikimi, infrastruktura hidraulike dhe aftësitë e pompimit të ujit, si dhe e gjithë filozofia e këtyre projekteve”, tha Musumechi.

Çelësi për të menaxhuar efektet e ndryshimeve klimatike është parandalimi”, tha ministri italian.

LEXO EDHE: Parashikime jo të mira për verën/ E keni siguruar shëndetin, shtëpinë, biznesin apo automjetin?

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat