Me nisjen e sezonit turistik edhe këtë vit rrugët e Shqipërisë janë kthyer në makth për qytetarët. Dy persona humben jetën e disa te tjerë përfunduan ne spital nga tre aksidente.
Dy persona kane humbur jetën e disa te tjerë janë plagosur nga aksidentet e kësaj të diele. Me i rendi ndodhi ne orën 20.00 ne rrugën Shkodër-Lezhë pranë vendit të quajtur “Dajç”.
Një 20-vjeçare humbi kontrollin e makinës se saj e cila k dale nga rruga duke sjelle vdekjen e pasagjerit 73-vjeçar, ndërsa 3 pasagjerët e tjerë përfunduan ne spital.
Me herët një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Vlorë.
Burime zyrtare nga Policia thanë se një makinë që drejtohej nga 19-vjeçari Edvin Skëndaj, ka përplasur këmbësorin 50 vjeçar Besnik Brakaj, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, një i ri i dehur në timon ka shkaktuar një aksident ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Me nisjen e e sezonit turistik edhe këtë vit rrugët e Shqipërisë kërcënojnë jetët e qytetarëve. Në 93% rasteve shkaktarë mbeten drejtuesit e automjeteve, të cilët lëvizin në shkelje të qarkullimit rrugor .
Vetëm në 3 ditët e fundit, për shkak të aksidenteve kanë ndërruar jetë 6 persona, në autostradën Kalimash – Morinë, në aksin Milot – Mamurras dhe në Fier-Seman.
Gjatë këtyre 5 muajve, 66 persona kanë ndërruar jetë dhe 825 të tjerë janë plagosur. Referuar të dhënave të policisë, 81 prej tyre kanë marrë plagë të rënda në trup dhe 740 persona u dëmtuan më lehtë.