Të kesh një makinë ditët e sotme është një ndihmë e madhe por njëkohësisht edhe përgjegjësi.
Trafiku i rënduar, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe arsye të tjera kanë bërë që aksidentet rrugore të pësojnë rritje vit pas viti.
Ndaj, çdokush që posedon një automjet duhet e ka detyrim ligjor pajisjen me siguracionin TPL.
SIGURIMI TPL
Sigurimi TPL (Përgjegjësia Civile e Pronarit/përdoruesit të Mjetit Motorike për dëmët e shkaktuara palëve të treta) është një sigurim i detyrueshëm, 1-vjeçar, i cili i ofrohet poseduesit të mjetit motorik, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.
ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK?
Sigurimi i detyrueshëm i mjetit motorrik mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit të mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.
Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rrugë, vetë strukturave të rrugës dhe pasurive përreth si shtylla, dyqane etj).
Është e rëndësishme te kuptoni se sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë nuk mbulon dëmët e mallrave të cilat i ka marrë përsipër ti transportojë drejtuesi i mjetit shkaktar të aksidentit dhe që ndodhen në mjet në momentin e aksidentit.
Por për ti shmangur vetes dëme financiare të cilat mund të duan vite të tëra për tu rikuperuar duhet të zgjidhni kompaninë e duhur të sigurimeve.
Pse duhet ta siguroni makinën tek SIGAL UNIQA Group Austria?
SIGAL UNIQA është kompania e vetme e sigurimit që zbaton sistemin “Bonus-Malus”, duke u ofruar të gjithë klientëve të saj të sigurimit të makinës “TPL” të shoqëruar me sigurime vullnetare shtesë ose me shërbime të ndryshme.
Ofertat e SIGAL UNIQA Group Austria:
- TPL e shoqëruar me bonus për Pension Privat
- 1,500 Lekë (nëse mjeti është autoveturë)
- 2,500 Lekë (nëse mjeti është Furgon ose Kamionçinë)
- 5,000 Lekë (nëse mjeti është Autobus)
Kjo shumë kalon në Fondin Privat të Pensioneve SIGAL. Nese ju nuk jeni akoma anëtar i këtij Fondi, ne ju anëtarësojmë pas plotësimit të formularit përkatës.
MËSONI MË SHUMË RRETH PENSIONIT PRIVAT
2. TPL e shoqëruar me sigurimin nga Aksidentet Personale për drejtuesin e mjetit
Dëmshpërblen drejtuesin e mjetit me 1.000.000 Lekë, në rast aksidenti me humbje të jetës.
MËSONI MË SHUMË RRETH AKSIDENTEVE PERSONALE
3. TPL e shoqëruar me Mini-Kasko
Mbulon dëmet aksidentale të vetë mjetit me një shumë sigurimi deri në 1.000.000 Lekë, nga perplasja me një mjet tjetër nëse drejtuesi i mjetit është fajtor, deri në masën 75% të dëmit.
MËSONI MË SHUMË RRETH “MINI-KASKO”
4. TPL e shoqëruar me kartën TELESHËNDET
Për të gjithë periudhën e vlefshmërisë së policës tuaj TPL, ju do të keni mundësinë të konsultoheni me një mjek online kudo që të ndodheni, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës.
MËSONI MË SHUMË RRETH “TELESHËNDET”
5. TPL e shoqëruar me Shërbimin e Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS“
Bashkë me Sigurimin TPL ju mund të zgjidhni të blini edhe asistencë rrugore “SIGAL UNIQA Autosos” në Shqiperi për një periudhë 1 vjeçare, e cila mbulon:
- Qendër kontakti në shqip, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
- Riparim ne vend i mjetit (kur riparimi eshte i mundur teknikisht)
- Shërbim karrotreci
MËSONI MË SHUMË RRETH “SIGAL UNIQA AUTOSOS”
Sa kushton Siguracioni i Makinës?
Çmimi i sigurimit të makinës është në varësi të tipit të mjetit motorik, fuqisë motorike dhe vitit të prodhimit. Për të parë çmimet zyrtare klikoni këtu ose merr një ofertë këtu.
Dëshironi të dini më shumë rreth këtyre produkteve? Kontaktoni në:
WhatsApp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Makinë e siguruar, mendje e qetë! 2022 viti “i artë”, SIGAL UNIQA mbetet më e besuara nga shqiptarët