Rritja e pensioneve në masën 6% si masë e qeverisë për inflacionin dhe shtrenjtimin e jetesës në vend, ka lënë të pakënaqur shtresën e pensionistëve në një prej bashkive më të varfra në vend, atë të Kukësit.
Ata shprehen se rritja është qesharake dhe që nuk u shërben për asgjë, pasi rritja e çmimeve është shumë herë më e lartë.
Sot kemi një sistem pensionesh i cili nuk i plotëson nevojat e njerëzve prandaj duke qenë i tillë krijon probleme sot, krijon probleme dhe nesër. Kjo ndodh pasi standarti dhe niveli që ai mbulon është mjaft i ulët.
Mbi këtë bazë kanë lindur sistemet e pensioneve vullnetare, të cilat operojnë edhe në Shqipëri, konform legjislacionit në fuqi.
Pse duhet investuar në fonde pensioni vullnetar?
Edhe pse duket larg, vitet kalojnë shpejt dhe mosha e pensionit vjen sa hap e mbyll sytë. Ndaj shumëkush nis të mendojë që në moshë të re për këtë periudhë.
Kursimi i parave është një çështje që na shqetëson të gjithëve. Secili ka mënyrën e vet të kursimit të parave. Disa i mbajnë në bankat ku marrin rrogën, disa i sigurojnë në llogari kursimi e të tjerë i investojnë në fonde pensioni.
Fondet e Pensionit janë shumë interesante sepse sipas llogarive si të organizatave vendase ashtu edhe ato botërore, si gjenerata X si gjenerata Z, kur të dalin në pension do të jenë më poshtë se të ardhurat minimale që ne llogarisim.
Do të ketë një problem me pensionet në rang botëror. Nisur nga kjo rekomandohen fondet e pensionit privat.
Janë interesante për dy arsye:
E para dhe imediate është se kur investon në këtë fond shuma nuk merr taksa. Në një farë mënyre ti merr mbrapsht një cash nga taksat që paguan sot. Deri diku një dhuratë.
E dyta, duke qenë se janë fonde që rrinë afatgjata. Ndryshe nga fondet e investimit që mund të jenë 7-vjeçare, 10-vjeçare këto rrinë deri në 20 vjet dhe pas 20 vjetësh sigurojnë një pension të vërtetë, i cili i shtohet edhe pensionit nga skema shtetërore. Dhe bën që në të gjitha moshat një person ta gëzojë jetën mirë.
Fondet e Pensioneve Vullnetare në Shqipëri
Fondet e pensioneve vullnetare kanë vijuar trendin rritës të shënuar që prej fillimit të vitit 2022. Rritje ka shënuar si numri i pjesëmarrëse në këto fonde, ashtu sasie e parave të investuara në to, për të siguruar të ardhura shtesë me mbërritjen e moshës së pensionit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për 6-mujorin e parë 2022, tregu i pensioneve private vullnetare ka një total asetesh neto prej 5,1 miliardë lekë, mbi 50 milionë euro, dhe me një rritje 11.83% krahasuar me 31.12.2021.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve deri më më 30.06.2022 rezultoi 35,700 anëtarë duke shënuar një rritje prej 6.34 % krahasuar me 31.12.2021.
A ka ardhur koha për “Kolonën e Dytë të Pensioneve” në Shqipëri?
Skemat shtetërore të pensioneve vihen vazhdimisht në presion, për shkak të faktorëve që lidhen me rënien e lindjeve dhe rritjen e jetëgjatësisë. Kjo do të thotë më pak kontribuues dhe më shumë përfitues, duke thelluar dukshëm deficitin.
Shqipëria po përjeton pak a shumë të njëjtën situatë dhe thellimi i saj në dekadat e mëvonshme do të ketë pasoja. Ndaj, një “Kolonë e Dytë” në skemën e pensioneve shihet si një alternativë që mund të bëjë diferencë.
Nëse do të ngrihej një “Kolonë e Dytë”, njerëzit do të bëheshin më të vetëdijshëm lidhur me përfitimet e pensioneve private dhe kjo do të lehtësonte kolonën e tretë, që ka si qëllim shtimin e mëtejshëm të përfitimeve.
“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi siç e quajmë ne, nuk ndryshon asgjë. Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.
“Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës. Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.
“Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private. Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.
“Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…
Pse duhet zgjedhur Fondi SIGAL?
Aktualisht në Shqipëri operojnë 4 Fonde Pensioni Vullnetar, ku më i madhi sa i përket aseteve neto është Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL me 45% të totalit.
Nga 50 Milionë Euro që ka ky treg në total, mbi 20 milionë Euro i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.
Ky i fundit, gjatë 3 viteve të fundit është rritur në asete neto me 87% ose rreth 1 miliard lekë.
Historia e tij është histori suksesi ku fondi ka shënuar çdo vit rritje të aseteve të anëtarëve, duke konfirmuar dhe forcuar besimin e anëtarëve të fondit tek SIGAL për të siguruar atyre ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.
Çfarë përfitoj nëse vendos të investoj në Fondin SIGAL?
Nëse unë investoj në Fondin SIGAL, kam zbritje në taksa;
Konkretisht:
- Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.
- Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të Fondit, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.
- Nëse unë investoj në Fondin SIGAL marr një pension suplementar dhe duke e bashkuar me atë shtetëror mund të shkojë deri në 70-80 mijë lekë më muaj;
- Nëse unë investoj në Fondin SIGAL, paratë e mia janë të garantuara pasi ato investohen në obligacione shtetërore;
- Nëse unë investoj në Fondin SIGAL përfitoj tarifa më të ulta në siguracione të ndryshme
– Deri në 30% në rrjetet në klinikat dhe Spitalet e rrjetit SIGAL
– 50% në fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL
– 25% në sigurimin e pronës dhe pasurisë
– 15% zbritje në sigurimin e automjetit KASKO.
Por mos harroni përfitimin kryesor:
- Edhe nëse humb jetën para se të dalësh në pension, ndryshe nga skema shtetërore ti nuk i humbet paratë e investuara pasi ato kalojnë te trashëgimtarët në mënyrë të menjëhershme.
Pra edhe sigurohem, edhe kam një një pension të dytë, kam edhe një librezë kursimi.
Fondi SIGAL është pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria me këtë të fundit pjesë e një prej grupeve financiare më të mëdha në Europën Qëndrore dhe Lindore, “UNIQA Insurance Group”, që zotëron rreth 87% të aksioneve të kompanisë.
Mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.
Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.
Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, “UNIQA Insurance Group” punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.
Gjigandi austriak ishte “dallëndyshja e parë” nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa falë produkteve të saj në sigurime rrit numrin e klientëve ditë pas dite.
“Gjithmonë jemi munduar të jemi më të mirët në treg, jo vetëm nga madhësia por edhe nga cilësia e shërbimit të produktit që ofrojmë. Kështu që ajo që mund të sjellim në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë njohuritë tona. Kjo kompani ka gati 200 vite që është krijuar. Ne jemi themeluar në vitin 1811 kështu që kemi shumë njohuri për sigurimet, për njerëzit dhe kështu ne përpiqemi të ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL”, do të shprehej në një intervistë të tijën CEO i “UNIQA Insurance Group”, Dr. Andreas Brandstetter.
Nuk duhet pritur më! Vitet kalojnë shumë shpejt dhe mosha e pensionit vjen sa hap e mbyll sytë. Bëhuni pjesë e Fondit SIGAL dhe SIGAL UNIQA Group Austria dhe përfitoni nga benefitet e shumta që ato ofrojnë.
Tashmë ka ardhur koha, që sistemi i sigurimit shoqëror, të mos konsiderohet më si një “ombrellë” financiare për të luftuar urinë dhe varfërinë, por duhet hedhur vështrimi më tej.
Zhvillimi i sistemit privat të pensioneve jep zgjidhje për mjaft probleme që janë krijuar në këtë stad të zhvillimit shoqëror.
Duhet pranuar që sistemet private të pensioneve sot paraqiten si domosdoshmëri e kohës.
Kontaktoni këshilltarët e Fondit SIGAL dhe informohuni se si mund të investoni për të ardhmen tuaj dhe të familjes:
Tel: +35544511666
Email: [email protected]