Pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetëse kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimi i jashtëm i godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvanëve.
Gjithçka përcaktohet në Aktin Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që gjithsesi përjashton nga ky detyrim rrugët e qytetit.
Masa administrative do të jetë 50 mijë lekë dhe do i vendoset titullarit te institucionit, administratorit te shoqërisë apo ndërmarrjes, qe ka përgjegjësi administrimi pronën përkatëse, në rast të mosarritjes së përsëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë. Edhe për shkeljen e detyrimin për ndërprerjen e ndriçimit në rrugë apo tejkalimit të gradëve të kondicionerit parashikohet gjobitja me 50 mijë lekë e titullarit.
Akti Normativ nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale. Ndërkohë që nuk përjashton mundësinë që Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë, ne varësi te situatës të miratojë masa të detyrueshme për t’u zbatuar edhe nga klientët familjarë dhe jofamiljare privatë.