Çmimet e naftës dhe gazit ishin më të larta mëngjesin e të shtunës, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës.
Çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte një ditë më parë.
Ndërsa në bursa nafta luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi.
Për benzinën, çmimi i pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit.
Rritje të ndjeshme ka shënuar çmimi i gazit që po tregtohet sot me 110 lekë për litër, një nivel rekord ky, nga 93 lekë që ishte në rishikimin e fundit.
Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve.
Operatorëve u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kosto shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.
Sipas INSTAT në vend rreth 75% e automjeteve janë me naftë, pjesa tjetër me benzinë dhe gaz.
LEXO EDHE: Më lirë dhe më mirë/ Toyota Hybrid, zgjedhja e duhur në këtë kohë krize