Dy tërmete me magnitudë 3.6 dhe 3.7 u regjistruan në sekuencë të shpejtë pak pas orës 02:45 të mëngjesit në Veneto, në provincën e Trevisos në Itali.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), dy tërmetet kishin një thellësi prej rreth 10 km dhe epiqendra e tyre u regjistrua në Miane.
Lexo edhe: 2 vjet nga tërmeti, Top News: SIGAL UNIQA siguron pronën, dëmshpërblime të plota
Lëkundjet u ndjenë nga popullata, por për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo prona.
Lexo edhe: Sot Greqia, një javë më parë Shqipëria/ Dy tërmetet që kanë habitur sizmiologët