Dita e sotme pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në mesditë. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës kryesisht përgjatë luginave.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi- verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpjetësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 6 deri 21°C
në zona e ulëta 10 deri 26°C
në zona bregdetare 12 deri 26°C