Të paktën 2 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti i magnitudës 7.6 ballë të shkallës rihter që shkundi Meksikën të hënën, fill pas një ushtrimi që u zhvillua në kujtim të dy tërmeteve shkatërruese për vendin, atë të vitit 1985 dhe 2017.
Tërmeti ra në orën 13:05 me orën lokale, 1 orë pasi miliona meksikanë u bënë pjesë e një stërvitje kombëtare 2022, ushtrim për t’i shpëtuar dëmeve të tërmetit, që konsistonte në evakuimin e ndërtesave në rast se vendi lëkundet nga një tërmet.
Miliona vetë braktisën shtëpitë e punën duke dalë në rrugë.
LEXO EDHE: Pas AMF, Shoqata e Siguruesve: Sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm
Shërbimi sizmologjik kombëtar i Meksikës tha fillimisht se tërmeti ishte i magnitudës 7,4, por më pas e rriti atë në 7,7. katërt shtete meksikane, Kolima, Michoacan, Jasico dhe Guerrero, të gjitha vende që shtrihen përgjatë Paqësorit, paralajmëruan për cunami, pas tërmetit.