11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk ka ndërgjegjësim/ Sigurimet e Pronës modeste në 2022, vetëm 17 mln...

Nuk ka ndërgjegjësim/ Sigurimet e Pronës modeste në 2022, vetëm 17 mln $

Ndërsa vitit 2022 riktheu në vëmendjen e qytetarëve por edhe të Qeverisë rrëzikun e përbytjeve, mbetet shumë i ulët numri i qytetarëve që sigurojnë pronat nga fatkeqësitë natyrore.

Deri në fund të nëntorit të vitit që sapo lamë pas, janë paguar në total 1.7 miliardë lekë, apo afërsisht 17 milionë $ në portofolin e tregut të sigurimeve “Zjarri dhe fatkeqësitë e natyrës”.

Rritje modeste krahasuar me një vit më parë, kur totali ishte afërisht 16 milionë dollarë.

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, në portofolin sigurimi nga “Zjarri dhe Forcat e Natyrës”, gjatë periudhës janar-nëntor 2022, vihet re një rritje prej 5.44% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021.

Për t’u theksuar është gjithashtu se ky volum kontratash i dedikohet sistemit bankar, i cili vë kusht Sigurimin e Pronës nga fatkeqësitë për miratimin e kredive.

Të para në total, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nentor 2022 kapën vlerën 18,3 miliardë lekë, ose 9.01% më shumë se në janar-nëntor 2021.

Gjatë periudhës janar-nentor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,193,221  me një rritje prej 13.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.88% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.86%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.23% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.77% të totalit të tregut.

Zjarri dhe Fatkeqësitë natyrore janë ngjarje me një impakt të lartë në jetën e shumë njerëzve. Ato mund të jenë fatkeqësi natyrore ose të shkaktuara nga dora e njeriut.

Shumë ngjarje nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithësesi efektet e tyre  ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Shqipëria paraqitet me një nivel relativisht të lartë vulnerabiliteti ekonomiko-social ndaj katastrofave. Duke qenë se vendi ynë është mjaft i rrezikuar nga katastrofat natyrore, shoqëria duhet të jetë sa më e mbrojtur, përmes sigurimit të pronës apo bizneseve.

Përcaktimi i nivelit të riskut të katastrofave, roli i aktorëve të ndryshëm dhe përcaktimi i një strategjie kombëtare për manaxhimin e riskut të katastrofave janë emergjencë kombëtare. Sigurimi i pronës ka një impakt ekonomik dhe social ndaj katastrofave natyrore në vendin tonë.

Ngjarjet katastrofike të natyrës godasin shumë vende, rajone dhe popullata, por Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj tyre, veçanërisht nga përmbytjet dhe lëkundjet sizmike. Pasojat e tyre janë jashtëzakonisht të mëdha në disa këndvështrime. Ato janë të shoqëruara me humbje jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Në vendin tonë kanë ndodhur historikisht ngjarje që kanë tronditur rëndë zhvillimin ekonomik e social. Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Megjithëse kanë karakter rastësor kur ndodhin, të shtrira në periudha kohore afatgjata, këto janë ngjarje që kanë një shkallë relativisht të qëndrueshme të probabilitetit të ndodhjes. Problemi që shtrohet është studimi dhe gjetja mekanizmave të menaxhimit të riskut të katastrofave si dhe të krijohen instrumenta dhe mjetet e nevojshme për përballimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre, kapërcimin e pasojave dhe kthimin ne normalitet. Vlerësimi i riskut të katastrofave, matja e tij dhe teknikat e menaxhimit të këtij risku janë në fokus të studimeve dhe kërkimeve në fushën e manaxhimit të riskut dhe sigurimeve përsa i përket ngjarjeve katastrofike.

Studimi i Bankës Botërore  e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Me gjithë ekspozimin e tyre serioz ndaj rrezikut të fatkeqësive të shkaktuara nga impakti i rreziqeve natyrore përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, menaxhimi i rrezikut ndaj fatkeqësive natyrore është shumë i dobët në Shqipëri dhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këto vende është realisht inekzistent mbulimi i pronave të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të vogla me siguracion në rast fatkeqësish. Përveç vuajtjeve njerëzore dhe humbjeve në njerëz, katastrofat natyrore kanë një impakt të konsiderueshëm në ecurinë ekonomike të vendeve të prekura.

Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim për katastrofat natyrore me çmim të përballueshëm.

Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore. Tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkatuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord. Familjarët dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove, gjë që tregon konsolidimin dhe gatishmërinë e likuiditetit të tregut financiar në Shqipëri.

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone
është ende mjaft e lirë në vendin tonë.

Blini Sigurimin e Pronës duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit dhe jini të mbrojtur nga çdo ngjarje e papritur që mund të ndodhë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Kohë përmbytjesh dhe dëmesh të mëdha, mesazhi i Ardit Gjebresë për shqiptarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat