2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNormalizimi i turizmit ndikim edhe në tregun e sigurimeve/ SIGAL, lider në...

Normalizimi i turizmit ndikim edhe në tregun e sigurimeve/ SIGAL, lider në treg për “Karton Jeshil” dhe “Shëndet në Udhëtim”

Tregu i sigurimeve shfaqi rritje të mëtejshme gjatë muajit maj.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto arritën vlerën e 7.8 miliardë lekëve, në rritje me 10.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e tregut është përshpejtuar më tej nga niveli prej 9% që shënohej deri në fund të 4-mujorit. Ecuria paraqitet pozitive si në segmentin e sigurimit të jetës, me një rritje vjetore prej 18.1%, ashtu edhe në atë të sigurimeve të jo-jetës, me 10.2%.

Duke analizuar primet e shkruara bruto sipas kryesore të sigurimit, duket se një ndikim të rëndësishëm në rritjen e tregut të sigurimeve po jep kthimi i plotë në normalitet pas pandemisë dhe sidomos turizmi dhe udhëtimet. Produktet që po shfaqin normën më të lartë të rritjes krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë pikërisht ato të lidhura me turizmin.

Sipas AMF, primet e shkruara bruto në produktin e “Kartonit Jeshil” u rritën me 52% kundrejt vitit të kaluar.

Ky produkt këtë vit solli 9.3% të primeve të shkruara bruto, nga 6.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria është ajo që rezulton se besohet më shumë nga shqiptarët në momentin që duan të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas raportit të AMF, SIGAL ze 25% të tregut.

LEXO EDHEKartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

Nuk duhet të harroni! Siguracioni “Karton Jeshil” është “pasaporta e mjetit” tuaj që mundëson udhëtimin tuaj jashtë shtetit. Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë këtë siguracion pasi një dëm i vogël ka kosto të madhe që mund të mos përballohen edhe gjatë gjithë jetës suaj.

Por ritje të lartë ka shënuar edhe sigurcioni “Shëndeti në Udhëtim“, me 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe këtu, SIGAL UNIQA Group Austria është lider absolut me mbi 65% të tregut.

Produktet novatore të SIGAL që ju ofrojnë siguri në çdo cep të Europës

Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Ky është shërbimi më i ri i hedhur në treg nga SIGAL UNIQA, i cili ju jep mundësinë të keni gjithmonë me vete një mekanik.

Për çdo problem me automjetin tuaj, në rajon dhe në Europë, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë.

“SIGAL UNIQA AUTOSOS” vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben rreth 300 milionë klientëve.

Por çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, e cila ofron shërbim informacioni dhe organizimin e shërbimeve të ndihmës. Këshilla teknike për mjetin, vendndodhjen e serviseve apo adresa te tjera te domosdoshme ne rast emergjence
  2. Shërbim karroatreci
  3. Riparim në vend
  4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  5. Parkim
  6. Akomodimi në hotel
  1. Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit

Ky lloj shërbimi mundësohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare në varësi të nevojave të klientit. Ndërsa SIGAL UNIQA Group Austria e ofron këtë shërbim FALAS për klientët e saj, në rastet kur blejnë pranë SIGAL-it Siguracionin Karton Jeshil apo KASKO me mbulim për jashtë Shqipërisë.

“SHËNDET NË UDHËTIM” ME TË DREJTË ANULLIMI

SIGAL UNIQA ofron mbrojtje edhe në rast të anullimit të udhëtimit duke bërë të mundur që, në situata specifike ju të merrni pas paratë e shpenzuara për biletën apo paketën e udhëtimit.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që e ofron një produkt të tillë.

BLI ONLINE: https://sales.sigal.com.al/…/ShendetiNeUdhetimOnline.aspx

Por SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë “TeleShëndet”.

Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta, mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

SIGAL UNIQA ofron mundësi të reja aty ku të tjerët nuk i shohin, ndaj është gjithmonë një hap përpara. E para në ofrimin e produkteve novatore, të thjeshta, të shpejta dhe pa asnjë kosto shtesë.

Të gjitha këto janë arsye të forta pse shqiptarët prej 23 vjetësh tashmë i besojnë shëndetin, pronën, automjetin dhe pushimet jashtë vendit pikërisht SIGAL UNIQA Group Austria-s.

Rrugë të mbarë me SIGAL UNIQA…

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat