SIGAL UNIQA Group Austria vijon rritjen e saj edhe në tregun e sigurimeve të Kosovës.
Sipas buletinit të publikuar nga Banka Qëndrore e Kosovës, kompania që është pjesë e Grupit “SIGAL UNIQA”, mbetet në krye të tregut të sigurimeve edhe për janarin 2024.
Në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria-Kosovë, ka shënuar një rritje krahasuar me Janarin 2023, duke përforcuar pozitën e saj si lidere në treg.
Me 21.6% të totalit të tregut ku operojnë 10 kompani, SIGAL UNIQA tregon se mbetet ende kompania më e madhe dhe më e besuar edhe në Kosovë.
Sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë ka treguar edhe gjatë muajit janar se është një kompani korrekte dhe me standarte evropiane teksa ka dëmshpërblyer klientët e saj në një masë prej 600 mijë eurosh.
Kjo sjellje e kompanisë ka bërë që, si në sigurimet e detyrueshme ashtu edhe ato vullnetare, SIGAL UNIQA të lerë pas kompanitë e tjera.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova u themelua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetit sigurues të SIGAL sh.a.
LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Në 25-vjetorin e themelimit, SIGAL UNIQA mbetet lidere e tregut të sigurimeve
Sot, pas më shumë se 20 vjetësh në treg, ajo është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve.
Një “armë” e fortë e kompanisë është edhe shërbimi profesional ndaj klientit. Jo vetëm duke qenë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë, në momentin e dëmshpërblimit, por edhe duke ofruar atyre produkte novatore që lehtësojnë përditshmërinë e tyre.
Pas gjithë kësaj pune kolosale qëndron një staf drejtues i përgjegjshëm dhe staf punonjësish dhe agjentësh të mirëtrajnuar, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonimë e Veriut por edhe në Austri.
LEXO EDHE: “The Best Of Kosovo 2023”/ SIGAL UNIQA shpallet sërish “Tatimpaguesi i Vitit”