1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNisin fluturimet direkte Tiranë-Kopenhagen

Nisin fluturimet direkte Tiranë-Kopenhagen

Nga dita e djeshme Tirana lidhet direkt me kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, përmes linjës ajrore.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se të gjithë pasagjerët mund të fluturojnë direkt drejt Kopenhagës nga Tirana dhe anasjelltas 2 herë në javë.

Fluturimet do të kryhen nga kompania “Norwegian Airlines”, e cila gjithashtu kryen fluturime direkte nga Tirana në Oslo 3 herë në javë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024-ës.

Kjo edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë.

Shqipëria ka një turizëm që po rritet. Mbështetur në të dhënat e fundit të Agjencisë së Trafikut Ajror, Shqipëria ka rritjen më të shpejtë në aeroporte në mbarë Europën me 222 %.

LEXO EDHE: Automjet + Shëndet, shqiptarët ia besojnë SIGAL UNIQA-s udhëtimet jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat