Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2021, është 30.507, duke shënuar një rritje prej 10,5 % vdekje më shumë, krahasuar me vitin paraardhës, raporti INSTAT në publikimin për shkaqet e vdekjeve.
Ky është niveli më i lartë i vdekjeve vjetore i regjistruar ndonjëherë në vend dhe është si rrjedhojë e pasojave që dha në shëndetin e popullatës pandemia e Covid-19, sidomos në pjesën e parë të vitit.
Sipas gjinisë, regjistrohen 16.883 vdekje për meshkujt dhe 13.624 vdekje për femrat. Vdekjet e meshkujve përbënin 55% të totalit, nga rreth 52% që është në vite normale, duke treguar se pandemia ishte më fatale te meshkujt.
Sipas INSTAT, Niveli bruto i vdekshmërisë për vitin 2021 është 1.085,0 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 972,7 vdekje që ishte në vitin 2020. Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë “shkaqet natyrale” me 97,3 % të vdekjeve gjithsej.
Në vitin 2021, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,4 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 568,6 për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 10,8 %.
Në grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundjet kronike të zemrës” me 37,2 %, “Sëmundjet të enëve të trurit” me 23,7 % dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 22,8 %.
Grup sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve (16,8 %). Krahasuar me vitin e kaluar, janë shënuar 9,0 % më shumë humbje jete.
Vdekjet në grup-moshën mbi 70 vjeç përbëjnë 91,1 % të vdekjeve për këtë grup sëmundje dhe shkaku specifik është “vdekje nga pleqëria”.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga grup sëmundja “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, është gati 1,5 herë më i lartë, krahasuar me 2020 dhe përbën grupin e tretë kryesor referuar shkakut të vdekjes. Rreth 11,8 % e vdekjeve gjithsej kanë si shkak këtë grup sëmundje dhe niveli i vdekshmërisë për 100 mijë banorë është 128,4 vdekje.
Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 11,2 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i katërt referuar shkakut të vdekjes. Krahasuar me vitin 2020, janë regjistruar 4,4 % më pak humbje jete nga kjo grup sëmundje.
Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi i “tumore malinj të aparatit të tretjes”, me 35,2 % dhe “tumore malinj të aparatit të frymëmarrjes” me 23,7 %.
Vdekshmëria sipas gjinisë
Grup sëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” është shkaku kryesor i vdekjeve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Nga 15.986 të vdekur nga kjo grup sëmundje, 46,2 % janë femra dhe 53,8 % janë meshkuj. Në raport me popullsinë, shënohet 523,0 vdekje tek femrat dhe 614,6 vdekje tek meshkujt për 100 mijë banorë.
Për “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, norma e vdekshmërisë për 100 mijë banorë është më e lartë tek meshkujt krahasuar me femrat, 163,1 përkundrejt 94,1 vdekje.
Femrat kanë normën më të lartë të vdekshmërisë në grup sëmundjen “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, 195,4 vdekje për 100 mijë banorë. Norma e vdekshmërisë për grup sëmundjen “Tumore” është 151,9 vdekje për meshkujt dhe 92,3 vdekje për femrat për 100 mijë banorë.
Vdekshmëria foshnjore
Në vitin 2021, numri i vdekjeve foshnjore është 228. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 43,9 % dhe “Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 21,1 % të vdekjeve gjithsej të kësaj grup-moshe.
Vdekshmëria sipas grup-moshës
Për grup-moshën 0-19 vjeç, numri më i madh i vdekjeve lidhet me grup sëmundjet specifike si “Sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes” (27,5 %) dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (25,3 %). Për grup-moshën 20-44 vjeç, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (32,5 %) dhe “Dëmtimet traumatike” (26,4 %) janë grupet me peshën më të madhe në vdekjet e shkaktuara. Për grup-moshat 45-64, 65-79 dhe 80+ vjeç, shkaku kryesor mbetet sëmundjet të aparatit të qarkullimit të gjakut.
Vdekshmëria sipas qarqeve
Sipas qarqeve, koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1.841,0 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun Kukës me 829,1 vdekje.
Qarku i Shkodrës shënon vlerën më të lartë të koeficientit bruto të vdekshmërisë për grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 733,5, ndërsa qarku Durrës shënon vlerën më të ulët me 476,6 për 100 mijë banorë.
Referuar grup sëmundjes “Tumore” vlera më e lartë e koeficientit bruto të vdekshmërisë vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 204,7 vdekje, ndërsa më e ulët në qarkun e Tiranës me 94,0 vdekje për 100 mijë banorë të qarqeve përkatëse.
Në vitin 2021, vdekshmëria sipas grup sëmundjeve kryesore për çdo qark ruan pothuajse të njëjtën strukturë, ku numri më i madh i vdekjeve shkaktohet nga grup sëmundja ‘Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut’ ndjekur nga ‘Sëmundjet të aparatit të frymëmarjes‘ dhe ‘Tumoret’.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve, nëpërmjet siguracionit “Jetë Plus”, sjell një mundësi unike për të marrë shërbime mjekësore në spitalet më të mira në Botë, nëse diagnostikoheni me një sëmundje serioze.
Sot diagnostikohen me sëmundje të rënda mbi 20,000 raste çdo vit. Por këto sëmundje kërkojnë kujdes të veçantë, kontrolle të vazhdueshme, mjekë të specializuar dhe shpenzime që shumë pak njerëz mund ti përballojnë. Ndaj shpeshherë dëgjojmë edhe tek njerëzit tanë të afërm se “shiti shtëpinë se kishte bashkëshorten sëmurë”, “mori kredi se kishte djalin sëmurë” apo “u zhyt në borxhe pasi u sëmur”.
Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria ka sjellë këtë paketë unike në tregun shqiptar të sigurimeve dhe jo vetëm, e cila ju mundëson akses në spitalet dhe klinikat më të mira të botës me mbulim deri në 1 milion euro.
Kjo policë sigurimi mundëson:
– Konfrmimi i diagnozës tuaj nga mjekë të huaj
– Ndërhyrja kirugjikale dhe trajtimi jashtë vendit
– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizmin apo për ta paguar.
Cilat Sëmundje mbulon kjo policë sigurimi?
– Tumoret malinje (kanceri)
– Ndërhyrjet kirugjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zevendesim i valvulave koronare)
– Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
– Ndërhyrjet kirugjikale në shtyllën kurrizore
– Transplantet nga një dhurues i gjallë
A i mbulon shpenzimet jashtë spitalit? PO
– Procedura e gjetjes dhe pagesa e biletës së udhëtimit vajtje-kthim për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
– Procedura e gjetjes dhe pagesa e hotelit për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
– 100 euro në ditë për cdo ditë qëndrimi jashtë vendit
Çmimi i siguracionit? Varion nga 200 deri në 300 euro/vit.
Cila kompani sigurimi ju ofron një mundësi kaq fisnike?!…
LEXO EDHE: Automjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA