15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga mbulimet te kostoja/ Çfarë duhet të dimë për Sigurimin e Shtëpisë

Nga mbulimet te kostoja/ Çfarë duhet të dimë për Sigurimin e Shtëpisë

Në jetë duam tu japim prioritet gjërave më të rëndësishme: familjes, shëndetit dhe shtëpisë ku jetojmë.

Të gjithë e dimë që jeta ka shpeshherë të papritura dhe rreziqe që mund të dëmtojnë pronën tonë dhe të na shkaktojnë probleme të mëdha financiare.

Për këto arsye dhe jo vetëm Sigurimi i Shtëpisë është një domosdoshmëri.

Çfarë mbulon sigurimi i shtëpisë?

Dëmet e mbuluara:

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Sigurimi i shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi.

GODINËN: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;

SENDET PERSONALE: Gjërat tuaja “Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi, për përdorim personal dhe për përdorim zyre private”);

Çfarë dokumentesh më duhen për të bërë Sigurimin e Shtëpisë?

  • Kopje e certificates së pronësisë;
  • 3, 4 foto të shtëpisë nga brenda dhe jashtë.

A më mbulon Sigurimi i Shtëpisë edhe dëmet që mund ti shkaktojë pronës së fqinjit?

Me Sigurimin e Përgjegjësisë Ndaj Palëve të Treta, nga SIGAL UNIQA, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytjeje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.

Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga SIGAL UNIQA pasi sigurimi juaj do të shërbejë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën e fqinjit.

Ku mund ta blej Sigurimin e Shtëpisë?

  • Pranë çdo zyre SIGAL UNIQA në qytetin tuaj,
  • Online në sigal.com.al në vetëm 3 hapa, në një kohë shumë të shkurtër dhe pa ju shkëputur më tepër nga impenjimet tuaja;

Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

Sigurimi i Shtëpisë nga zjarri dhe rreziqet shtesë kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Përse shqiptarët i besojnë SIGAL UNIQA-s Sigurimin e Shtëpisë?

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.

Në mbi 24 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, banesat, biznese, automjetet etj.

Kjo shumë kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive dhe bizneseve por edhe objekteve publike siç janë “Kinema Millenium” në Korçë apo “Teatri Skampa” në Ebasan, që të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri por të rikthyera në gjendjen e mëparshme falë sigurimit në SIGAL UNIQA.

Kjo sjellje korrekte e kompanisë ka bërë që edhe sot, pas 24 vitesh, SIGAL UNIQA të jetë emri më i besuar për Sigurimet e Pronës.

Ndaj mos prit as ti më shumë! Merr tani një ofertë për Sigurimin e Shtëpisë duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE50% të tregut mes 8 kompanive/ Shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat